Këshilltarët: Vetëm garazhet në kate e shpëtojnë kaosin në komunikacionin e Tetovës, dhënia me koncension e parkingut për përfitime të Kasamit

    Dhënia me koncension publiko-privat e ndërmarrjes “Parkingjet e Qytetit”, shton dyshimet te këshilltarët e Këshillit të Komunës së Tetovës se mund të zgjidhen problemet te kjo ndërmarrje e aq më pak se mund ta zgjidhte kaosin në komunikacion, përkundrazi ndërtimi i garazhet në kate do të mund ta shpëtonin qytetin, shkruan Nistori.

    Sipas këshilltarit të Alternativës, Faton Selami nëse vendoset që parkingjet e Tetovës të jepen me koncesion, është me rëndësi që në kontratë të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit të parkingjeve.

    “Sipas asaj që u prezantua nga panelistët në debatin publik për këtë çështje, parashihet që të zgjidhet problemi me komunikacionin duke dyfishuar numrin aktual të vendparkimeve si dhe prej këtij koncesioni komuna të arkëtojë periodikisht një përqindje të të ardhurave. Mirëpo, duke pasur parasysh se shfrytëzimin e vendparkimeve e paguajnë qytetarët, mendoj se është shumë e rëndësishme që në kontratën eventuale për koncesion të ketë mekanizma mbrojtës nga kërkesat eventuale të koncesionarit për rritje të çmimeve të parkingut të cilat Këshilli i Komunës si pëcaktues i këtyre çmimeve do të mund që t’i vlerësonte si të papërshtatshme”, thotë Selam për Nistorin.

    Natasha Petrovska, këshilltare nga radhët e LSDM-së, dhënia me koncension e parkingjeve të qytetit është për përfitime të klanit të kryetarit të Bilall Kasamit.

    “Kasami do ta japë NP “Parkingjet e Qytetit” dhe jemi të sigurtë se do t’i jepet kompanisë që është e afërt me VMRO-DPMNE-në. Si është e mundur që ndërmarrja e cila është fitimprurëse (sipas tyre) që të privatizohet. Premtoi parking falas dhe garazhe në kate, ndërsa tani promovon diçka tjetër. Sigurisht kjo për qytetarët do të jetë edhe një surprizë e pakëndshme nga kuzhina e Besës dhe VMRO-DPMNE-së”, shprehet Petrovska.

    Nga ana tjetër, sipas këshilltarit të PDSh-së, Visar Palloshi, dhënia me koncension e ndërmarrjes do të dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve, pasi që ai koncesioner do ta rrit çmimin edhe më shumë të parkimit zonal dhe të mbyllur, andaj sipas Palloshit kjo nuk është zgjidhje.

    “Tetovës i nevojiten garazhe në kate për parkim, sepse kryetari i komunës gjatë kampanjës zgjedhore premtoi disa garazhe në kate për parkim, por gati dy vite ende asnjë nuk ka realizuar. Në vend se të largohet parkimi zonal nga rrugët kryesore (bulevardet) duke i kthyer në bulevarde, sipas standardeve europaine, te të njëjtat përveç se parkohen automjetet, por nuk ka as shtigje për biçikleta/trotinete”, deklaron këshilltari i PDSh-së.

    Palloshi shton se me ndërtimin e garazheve dhe lirimin e bulevardeve nga automjetet, do të motivohen qytetarët që sa më shumë të përdorin transportin publik dhe biçikletat dhe më pak automjete e më pas të shqyrtohet mundësia për dhënien e parkingut me koncesion.

    Ndryshe, këshilltari i Bashkimit Demokratit për Integrim (BDI), Liridon Disha e akuzon Bilall Kasamin se e gjithë kjo bëhet për të shfrytëzuar Komunën e Tetovës si burim financiar për dy vitet që u kanë ngelur.

    “Për ta më i rëndësishëm është profiti se sa mirëqenia e qytetarëve. Fakti se udhëheqësia e Komunës tenton ta japë me koncesion 20 vjeçar Ndërmarrjen Publike “Parkingu i Qytetit”, është indikacion i qartë për ne se Bilall Kasami nëpërmjet mandatit katër vjeçar që ia dhanë qytetarët, dëshiron ta shfrytëzojë financiarisht Tetovën për 20 vitet e ardhshme. Bilall Kasami duhet të mbajë përgjegjësi para qytetarëve për premtimet e dhëna në fushatë e që ishin ndërtimi i parkingjeve shumëkatshe dhe parking falas deri sa të zgjidhet çështja me parkingjet. Edhe përkundër kësaj, Bilall Kasami jo vetëm që nuk e mbajti fjalën, por i shtrenjtoi parkingjet zonale. Me dhënien me koncesion të parkingjeve zonale, çmimet e parkimit zonal do të shtrejntohen edhe më tepër. Kjo është edhe arsyeja pse ne jemi kundër dhënies me koncesion të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit””, përgjigjet Disha në pyetjen e Nistorit nëse koncensioni do ta zgjidhte problemin me komunikacionin dhe nëse kjo do të jetë në dobi të komunës sa i përket arkëtimit.

    Disha shton se kjo bëhet për përfitime financiare të individëve të caktuar, andaj opinioni do të njoftohet nga këshilltarët e BDI për dëmin që kjo udhëheqësi është duke ia shkaktuar qytetit për 20 vitet e ardhshme.

    Nistori e kontaktoi edhe këshilltarin e VMRO-DPMNE-së, Angela Karapetrov nëse do të ishte në të mirën e qytetarëve dhënia me koncension të parkingjeve në Tetovë.

    Edhe pse Kasami në vitin 2021 premtoi 7-të parkingje me konstruksion çeliku, por projekti vazhdon të mbetet i parealizuar.

    Poashtu në vitin janar të vitit 20222, Kasami shpalosi planin për parkingje të reja në Tetovë, plan i cili parashehh 425 vend parkime zonale, të mbyllura 775 dhe në kate 1890 vendparkime, ndërsa gjithsej do të ketë 3.090 vendparkime shtesë, por gjithsej qyteti ka kapacitet prej afro 300 vend parkime. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tejkalimi i sfidave më të mëdha pas pensionimit

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Është herët të thuhet nëse kemi kushte për ndryshime kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë