Osmani: Kosova ka të drejtë të ketë dilema për “Ballkanin e Hapur”

    Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani mbrëmë në ClickPlus deklaroi se mospjesëmarrja e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në Ballkanin e Hapur është e drejtë e tyre.

    Shtoi se ata gjithashtu kanë të drejtë të kenë dilemat e tyre, po aq sa kanë të drejtë shtete pjesëmarrëse, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia të sqarohen për dobinë e kësaj iniciative rajonale.

    “Kanë të drejtë edhe Kosova edhe Bosnja të kenë dilemat e tyre dhe ne kemi të drejtë të sqarohemi se nuk ka prapavijë në këtë iniciatëve dhe se e njëjta duhet të pritet të dëshmohet”, tha Osmani.

    Sipas tij, suksesi i kësaj iniciative do të kuptohet në të ardhmen. Kjo do të përcaktojë edhe hapin e shteteve pjesëmarrëse dhe mospjesëmarrëse se a do të largohen apo do bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur.

    “Unë këtë e quaj si pilot projekt, iniciativë në përpjekje që duhet të dëshmohet. Kanë të drejtë shtetet të mendohen, të pyesin kurse ne kemi të drejtë të sqarohemi. Nëse dëshmohet se është e suksesshme, do të hynë edhe të tjerët, nëse nuk është e suksesshme do të dalin edhe të tjerët”, sqaroi Osmani.

    Në lidhje me deklaratën e presidentit Pendarovski, Osmani deklaroi se nuk duhet të shihet nga këndvështrimi se ai është kundër qasjes së qeverisë ndaj kontestit, por se motivon qytetarët se gjuha dhe identitetit nuk duhet të jetë pjesë e negocimit.

    “Pendarovski, edhe pse në këndvështrimin e parë duket se është kundër kësaj qasje, sërish nëse ai shihet në tjetër këndvështrim, nënkupton inkurajim të qytetarëve se do të ketë zgjidhje për këtë kontest dhe se nuk do të ketë destabilizim të vendit nëse nuk zgjidhet ky kontest”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Andreeva: Ndalimi i qeseve të plastikës e ka vështirësuar punën e tregtarëve

    Lajmi i rradhës

    Sa është i rëndësishëm vaksinimi kundër Covid-19 te shtatzënat dhe lehonat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë