Osmani: Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet, BE të reflektojë

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në takimin e sotëm me ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, Zhan Iv Le Drian i kujtoi atij se tashmë i takon BE’së të veprojë sa i përket zgjerimit në Ballkanin Perëndimor i cili u mbajt në margjinat e mbledhjes së Koalicionit për luftë ndaj ISIS në Marakesh.

    Ministri Osmani theksoi se rreziqet e politikës së jashtme dhe të sigurisë në realitetin e ri gjeopolitik e imponojnë zbatimin e vendimit për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta ruajë kredibilitetin e tij, para së gjithash në rajon dhe ta demonstrojë lidershipin e tij gjeostrategjik.

    “Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe poashtu ka arritur harmonizim 100% me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, si dhe miratimin e 40% të legjislacionit të BE-së dhe tani është momenti kritik që Bashkimi Evropian të reflektojë përmes miratimit të kornizës negociuese”.

    Në fokus të bisedave me homologun e tij francez, informon MPJ, ishin aktivitetet dhe planet e presidencës franceze me Këshillin e BE-së në lidhje me integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe domosdoshmëria e përshpejtimit të rrugës evropiane të vendit tonë.

    “Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale në Ukrainë dhe ballafaqimin me sfidat e sigurisë në rajon, si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën ka njoftuar ministria e punëve të jashtme e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Ramiz Merko 48 mijë euro për dreka, darka dhe dhurata – ‘Fluturojnë’ paratë e shtetit

    Lajmi i rradhës

    “Macron ka bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë