Osmani: NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë e RMV-së

    NATO-ja është faktor i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë, gjë për të cilën është veçanërisht i rëndësishëm adaptimi i Aleancës ndaj kërcënimeve të reja në mënyrën që do ta forconte kohezionin politik, ndërsa demonstrimi i unitetit dhe solidaritet është e një rëndësie vitale për t’u ballafaquar me sfidat që rezultojnë nga ndryshimet globale të sigurisë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në video-konferencën e sotme në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, informojnë nga MPJ, përcjell Nistori.

    Siç njoftojnë nga MPJ, në paraqitjen e tij, ministri Osmani iu kthye edhe nevojës për përforcim të bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në drejtim të ndërtimit të një rajoni të Ballkanit Perëndimor rezistent ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe ndikimeve të jashtme, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kontekst të garantimit të karakterit të pakthyeshëm të proceseve evropiane dhe euro-atlantike. Perspektiva e qartë europiane dhe euro-atlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë motor shtytës i vazhdueshëm për të ardhmen e rajonit.

    Përndryshe, takimi ministror i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s u mbajt në prag të Samitit të NATO-s i caktuar për më 14 qershor në Bruksel, e që paraqet pjesëmarrjen tonë të parë në takimin e liderëve të Aleancës në cilësinë e anëtares së plotë.

    Lajmi Paraprak

    Kushtet diktojnë ardhmërinë e fëmijëve në RMV

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” apo Gir e ndali grafën etnike që e kërkon Lëvizja Besa”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë