Osmani: Në BDI fjalën e fundit e thotë Ali Ahmeti

    Shefi i diplomacisë Bujar Osmani në takimin e sotëm me gazetarët i pyetur rreth ngjarjeve dhe paknaqësive të një grupi brenda kësaj partie Osmani tha se në partinë e tij ka diplomaci të brendshme megjithatë fjalën e fundit e ka kreu i partisë Ali Ahmeti.

    “Në BDI është e njohur që ka demokraci të brendshme ku gjithkush e ka të drejtën për të thënë qëndrimin e tij, megjithatë fjalën e fundit e ka kryetari Ahmeti, dhe ai e kishte atë fjalë dje, dhe e tha qëndrimin e tij, kështu që pas kësaj, këtu mbarojnë debatet në BDI dhe gjithkush vazhdon me punët e tyre në suaza të aktiviteteve dhe angazhimeve që i ka. Mendoj se me deklaratën e djeshme të Ahmetit, këtu ka mbaruar ky tregim dhe nuk kam nevojë të shtoj asgjë më shumë”, tha Osmani.Reklama

    Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dje deklaroi se BDI mund të funksionojë edhe pa nënshkruesit e ultimatumit për ndryshimet brenda partiake, pasi sipas tij, BDI ka prodhuar kuadro të reja që plotësojnë misionin politik të partisë.

    Lajmi Paraprak

    “Nëse na vjen një ofertë për të hyrë në koalicion qeveritar, do ta shqyrtojmë”

    Lajmi i rradhës

    Liberalizimi i vizave në rend dite në BE më 13 tetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë