Osmani: Në këtë lojëra politike, Ali Ahmeti gjithmonë di të ruajë interesin e shtetit (Video)

     Bujar Osmani u prononcua sot para mediave pas takimit urgjent që zhvilloi Bashkimi Demokratik për Integrim me këshillin partiak, njofton Nistori.

    “Fillimisht u dikutua në mënyrë konstruktive për interesat e shtetit të cilat janë edhe interesat e qytetarëve, ajo cfarë kujtoj se me unanimitet u konfirmua nga të gjithë anëtarët e këshillit është se kursi euroatlantik i RMV-së është i pa alternativë, se vendi ka nevojë për stabilitet, për vazhdimësi të këtij kursi, për implementim të reformave që e përshpejtojnë rrugën drejtë këtij qëllimi në anëtarësimin në Bashkimin Europian por edhe rrumbullaksimin e projekteve historike të mëdha infrastrukturore të cilët kanë nisur dhe janë pjesë e agjendës tonë politike. Këshilli i përgjithshëm me unanimitet autorizojë kryetarin Ahmeti që të vazhdon bisedimet me të gjithë partitë politike për të ruajtur kët kurs euroatlantik të vendit, natyrisht përvec atyre të cilët janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e qytetarit, me vlerat euroatlantike. Ashtu që kryetari Ahmeti me autorizim të plotë të këshillit të përgjithshëm do vazhdojë ti bëj dhe dua që tju rahatoj qytetarët që të jenë të qetë përshkak se BDI ka dëshmuar gjithmonë se dinë të trasojë interesin e tyre në mënyrë më të mirë” deklaroi Bujar Osmani.

    I pyetur nga Nistori nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar nëse BDI mbetet pjesë e Shumicës, Osmani tha se fillimisht duhet të përcaktohet kursi i së ardhmes për vendin dhe i takojnë fazës së dytë për të cilën nuk është diskutuar sot në takimin urgjent të thirrur nga Ali Ahmeti. Me rëndësi është që të mirret një vendim i cili do të kthen stabilitetin politik në vend, do të implementojë e reformave. Tani vendi është në valë të pandemisë, të krizës energjetike dhe procesi integrues. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Marshet e botës, thirrje për shpëtimin e planetit

    Lajmi i rradhës

    Struga më nuk është qytet i poezisë, por i bastoreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë