Shumica parlamentare është e qëndrueshme, nuk do të ketë zgjedhje të reja, kështu tha Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI -së, Bujar Osmani. Ai thotë se në 10 vitet e fundit ka pasur zgjedhje çdo vit dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.
“Mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të reja në vend. Para nesh kemi çështje të rëndësishme, ndërsa shumica është stabile”, tha Osmani.