Osmani: Nuk është e ndershme kjo çfarë bën “Grupi i zjarrit” ndaj Ali Ahmetit

    *Foto arkiv

    “Në momente krize unë jam për të ndihmuar dhe konsoliduar”, kështu e komentoi emërimin e tij për koordinator të Çairit në BDI, Bujar Osmani në ClickPlus.

    Ai tha se pavarësisht situatës në të cilën emërohet, është aty për të ndihmuar partinë.

    “Jam këtu për të ndihmuar proceset, sepse BDI në Çair është krenari e çdo çairasi”, tha Osmani.

    Pse mungoi Mexhiti në tubimin në Çair?

    “Duhet ta pyetni atë”, kështu është përgjigjur Bujar Osmani nga BDI në ClickPlus kur u pyet se pse mungoi kryetari i Degës së BDI-së në tubimin në Çair, Izet Mexhiti.

    “Kemi një situatë reale ku disa persona tentojnë të imponojnë vullnetin e pakicës ndaj shumicës”, tha më tej Osmani për Grupin e zjarrit.

    Osmani: Nuk është e ndershme ndaj Ali Ahmetit kjo që po bëhet nga Grupi i zjarrit

    Duke folur për të ashtuquajturin Grupi i zjarrit, tha se ajo çfarë po bëjnë ata, është jo e ndershme ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti pasi siç tha Osmani, derisa ai duhet të merret me çështjen e Kosovës dhe ndryshimeve kushtetuese në vend, vazhdimisht i bëhet presion për “Zjarrin”.

    “Derisa merret me çështjen e Kosovës, derisa merret me çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ai duhet të merret me hatërmbejtjet personale të njerëzve të cilët nuk ankohen për agjendën strategjike, por për punë minore… Vetëm që në sfond rri ajo punë, është jo e ndershme. Është jo e ndershme ndaj këtij njeriu që ka bërë aq shumë për këtë popull. Ka bërë aq shumë për këtë shtet… Ai përpjekjet i ka bërë të vazhdueshme për të mbajtur unitetin këtu dhe kjo me Besën dhe Alternativën është projekt i Ali Ahmetit dhe unë dje e shpjegova. Ali Ahmeti misionin e tij e ndanë me kapituj. Kapitullin e barazisë po e rrumbullakon. Para fillimit të këtij kapitulli, nëse ju kujtohet ajo fotografi e Prizrenit kur kap dorën e Imer Imerit dhe Arben Xhaferit dhe krijon Frontin për Marrëveshjen e Ohrit. Tash ka ardhur koha për të hapur kapitullin e cilësisë së jetës. Barazia po mendojmë se po rrumbullakohet. Shihni në çdo aspekt, nga presidenti i shtetit deri te çdo pore e sistemit”, tha Osmani.

    “Nuk ka Qeveri pa shqiptarët, VMRO-DPMNE-ja e humbi partnerin e vetëm, ASH-në”

    Osmani tha se VMRO-DPMNE-ja duhet të ndryshojë qasjen, pasi siç tha, politika anti-evropiane ishte shkak që humbi edhe partnerin e vetëm te shqiptarët, Aleancën për Shqiptarët.

    “Pikërisht, për shkak të këtij pozicionimi dhe mosqartësimi për shtyllat e shtetit, e humbi edhe partnerin strategjik te shqiptarët. Nuk ka Qeveri pa partneritet mes dy komuniteteve”, tha Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shenjat e para të diabetit

    Lajmi i rradhës

    Si të bëni dallimin mes urisë së vërtetë dhe asaj emocionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë