Osmani: Nuk ka nevojë për protesta dhe jam i gatshëm ta prezantoj gjendjen para opozitës

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet Facebook është shprehur se nuk ka nevojë për protesta dhe se gjithmonë ka qenë i gatshëm ta prezantojë gjendjen para opozitës dhe të referoj në Parlament para deputetëve, përcjell Nistori.

    ” Nuk ka nevojë për protesta, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm ta prezantoj gjendjen para opozitës, dhe të referoj në Parlament para deputetëve. Ja edhe porosi publike deri te Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut: bashkërisht ta caktojmë terminin e parë të lirë ku do të referoj për të gjithë aktualitetin nga domeni i politikës së jashtme para deputetëve, njëherazi, paralelisht të dakordojmë edhe termin të Komisionit në të cilin Ambasadorët e zgjedhur do t’i prezantojnë tezat, me çka do ta lirojmë edhe procesin për dërgimin e tyre në vendet e zbrazëta.”, shkruan Osmani.

    Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja sot i vazhdoi protestat para Ministrisë së Jashtme. Deputeti Antonio Milloshovski, tha se pikërisht ky institucion është përgjegjës për negociatat me Sofjen dhe kishte premtuar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ish-presidenti slloven: Në Bruksel e dinë se kush është autori i “non-paper” për Ballkanin

    Lajmi i rradhës

    Sa janë transparente komunat shqiptare? | CEA publikon indeksin e transparencës buxhetore 2020/21

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë