Sa janë transparente komunat shqiptare? | CEA publikon indeksin e transparencës buxhetore 2020/21

    Mungesa apo informacionet gjysmake mbi shpenzimin e parave publike nga ana e njësitëve të vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut është “frenim” për ekzistimin e përgjegjësisë në një shoqëri demokratike. Ndërgjegjësimi i ulët nga nevoja për transparencë më të madhe në shpenzimin e parave publike kontribuon në shpërndarjen joefikase të mjeteve, e cila nga ana tjetër është në interes të qytetarëve dhe plotësimin e nevojave të tyre, kështu shkruan QAE (Qendra për Analiza Ekonomike), njofton Nistori.

    Transparenca fiskale e komunave në RVM përgjithësisht është përmirësuar në vitin 2020-2021 krahasuar me vitet e kaluara fiskale (2014-2015, 2016-2017, 2017-2018, 2019-2020).

    Në vitin fiskal 2020-2021, dy komuna kanë arritur pikët maksimale të indeksit të transparencës buxhetore. Komuna e Berovës dhe ajo e Velesit janë në krye të listës si komunat me transparencë më të madhe sa i përket shpenzimeve të parave publike, edhe atë me nga 16 pikë. Përveç komunës së Gostivarit dhe komunës së Zhelinës, komunat tjera shqiptare qëndrojnë në fund të listës për transparencë.

    Lexoni KËTU dokumentin e plotë për politika të jashtme dhe informohuni se cilat janë sipas QAE komunat më transparente dhe më pak transparente për vitin 2020-2021. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Nuk ka nevojë për protesta dhe jam i gatshëm ta prezantoj gjendjen para opozitës

    Lajmi i rradhës

    Zbuloni përfitimet shëndetësore të lëngut të pjeprit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë