Osmani: Pas zgjedhjeve dalim me koalicionin e zgjeruar, qeverisë do t’i bashkohen edhe disa deputetë

    Derisa VMRO-DPMNE paralajmëron shumicë të re parlamentare, nga BDI thonë se jo që shumica është stabile, por ajo edhe do të rritet pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Duke mos treguar detaje, integristi Bujar Osmani tha se qeverisë do t’i bashkohen edhe disa deputetë.

    “Menjëherë pas zgjedhjeve koalicioni Qeverisëse do të zgjerohet edhe me të tjerë deputetë të cilët mbështesin këtë kurs progresivë të vendit mirëpo nuk mund të jap detaje edhe pak ditë”.

    Nga ana tjetër VMRO DPMNE pas rezultatit pozitiv që mori në zgjedhjet lokale, lideri i kësaj partie Hristijan Mickoksi thotë se qytetarët duan një shumicë të re parlamentare dhe se kjo do të ndodh.

    Lajmi Paraprak

    ASH: Mbështetje e pakushtëzuar për Bilall Kasamin në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    BE-ja përmendi shkarkimin e Dakës, reagon Osmani: Unë emëroj, shkarkoj dhe jam ajo që vlerësoj integritetin e KQZ-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë