Osmani: Qeveria është e qëndrueshme, nuk është nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë sot në konferencë për shtyp se në Maqedoni nuk ka nevojë për shumicë të re kuvendare e as për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, qeveria është stabile dhe pritet të rritet.

    “Ne si parti jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku ne kemi fituar rreht 130 mijë vota nga qytetarët. Likova, Saraji dhe Pllasnica që i fituam që në rrethin e parë janë garancë për punën e BDI-së. Punojmë çdo ditë në terren për të siguruar epërsinë në komuna ku jemi në balotazh. Shkupi është më i sigurtë me komunikimin dhe besimin në mes dy etnive dhe për këtë është e drejtë të mbështesim Petre Shilegov. Mund të them se nuk ka nevojë për qeveri të re dhe shumicë të re parlamentare”, tha Osmani.

    Ai gjithashtu tha se BDI është e bindur se do të fitojnë edhe në rrethin e dytë në komunat ku janë në balotazh me VMRO-DPMNE, PDSH-në, ASH-në dhe Lëvizjen Besa. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Geer: RMV përmbush kriteret për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE, shtyrja ka ndikim negativ

    Lajmi i rradhës

    Gjykata nuk jep shpjegim mbi çfarë baze refuzohet kërkesa për të dëmshpërblyer çdo të dënuar në rastin “Sopoti” me nga 12 milionë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë