Osmani: Shqipëria ka të drejtë të kërkojë shkëputje nga RMV-ja në rrugën drejt BE-së

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se do të kërkonte shkëputjen nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së, nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare në gjashtë muajt e ardhshëm, nuk u përcoll plotësisht, por theksoi se Shqipëria ka të drejtë ta kërkojë.

    “E kam dëgjuar fillimisht deklaratën dhe ai tha – do të pyesim qytetarët nëse mendojnë se nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare për 6 muaj, nëse Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia, do të thotë konsultim me qytetarët për atë çështje, jo vendim që Shqipëria do të kërkojë të vazhdojë më vete. Mendoj se me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, ndaj mendoj, nëse ky është një argument plus, të bindë qytetarët shqiptarë, qeverinë shqiptare, se qasja informale rajonale është në interes të të dy vendeve dhe rajonit, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë sepse procesi është i tillë, formalisht individual”, tha Osmani. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hyjnë në fuqi masat anti-Covid në Kosovë | Kërkohen dy doza vaksine në kufi

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Ky shtrenjtim është sa dy fatura të reja në nivel vjetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë