Osmani – Stoev: Ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, si kontribut për stabilitet dhe paqe në rajon

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Svetllan Stoev, në margjinat e takimit të Ministrave për Punë të Jashtme, pjesëmarrës në Procesin për Bashkëpunim me Evropën Juglindore, në Antalia, Turqi.

    Në takim bashkëbiseduesit riafirmuan përpjekjet e ndërsjella për të ruajtur në vazhdimësi ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimin e tyre të mëtejmë si kontribut për stabilitet, siguri dhe prosperitet në rajon. Me kujdes të veçantë u shqyrtuan perspektivat për të hapëruar në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Në takim u theksua edhe vullneti i përbashkët për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të përmbushur pritjet e qytetarëve të të dy vendeve. Bashkëbiseduesit arritën në përfundim se zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve është në interes të përbashkët.

    Lajmi Paraprak

    Sergio Ramos i jep fund aventurës tek Reali, nesër zyrtarizon largimin e tij

    Lajmi i rradhës

    Manuel Locatelli bën gjestin e njëjtë si Ronaldos, largon shishet e Coca-Colas në konferencën për shtyp (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë