Sergio Ramos i jep fund aventurës tek Reali, nesër zyrtarizon largimin e tij

    Sergio Ramos do t’i jep fund epokës së tij tek Real Madridi, njoftojnë zyrtarisht nga klubi spanjoll.

    Ai nesër në një konferencë për shtyp do të përshëndetet me ekipin, në të cilin ka luajtur për 16 sezone.

    Ramos dhe Real Madridi nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në fund të këtij muaji (30 qershor).

    Ramos do të largohet nga ekipi i kryeqytetit spanjoll si lojtar i lirë.

    Mediumet spanjolle kanë raportuar se Ramos dhe “Los Blancos” kanë qenë në negociata që nga janari i këtij viti, por nuk kanë arritur gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.

    Gjithnjë sipas mediumeve spanjolle, Ramos ka oferta nga disa klube të njohura evropiane, por edhe nga ato të ligës së Spanjës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE heq kufizimet e udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Osmani – Stoev: Ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, si kontribut për stabilitet dhe paqe në rajon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë