“Pa dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes nuk ka hetim objektiv”

    Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski tha se ministri Filipçe nuk ka përgjigje ndaj asnjë pyetje që e intereson opinionin.

    Sipas tij, Filipçe nuk do të japë dorëheqje për rastin tragjik që ndodhi në Spitalin e Tetovës.

    “Ai nuk e din nëse duhet të ndjejë përgjegjësi morale dhe se e pret raportin e Oliver Spasovskit. Shprehim ngushëllim për 14 shpirtrat që u shuan në institucionet shëndetësore”, tha Arsovski.

    Arsovski tha se nevojitet hetim neutral dhe objektiv në mënyrë që shihet se ku është përgjegjësia për tragjedinë e djeshme.

    “Për fat të keq, pa dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçe të cilët mund të ndikojnë në hetim, nuk do të mund të kemi hetim objektiv. Në këtë rast nëse japin Zaev dhe Filipçe dorëheqje, do të hetohen lëshimet e tyre”, tha mes tjerash Arsovski.

    Lajmi Paraprak

    Ruskovska: Të dorëzohet i gjithë dokumentacioni për furnizime publike të spitaleve modulare

    Lajmi i rradhës

    Basha përjashton Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë