Pa mjete pune në minierën e Trepçës

    Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.

    Disa prej minatorëve me të cilët foli Radio Evropa e Lirë, thanë se në shumicën e rasteve ata duhet t’i sigurojnë vetë disa pajisje mbrojtëse për punë. Minatorët aktualisht marrin pagë deri në 900 euro.

    Kombinati Trepça, në të kaluarën ka qenë një ndër ndërmarrjet më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Produktet kryesore, të cilat i prodhon Trepça janë: koncentrati i plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve tjera.


    Minatorë në horizontin e dhjetë të Minierës se Stantërgut, Mitrovicë e Jugut.
    1Minatorë në horizontin e dhjetë të Minierës se Stantërgut, Mitrovicë e Jugut.
    Tre minatorë në grevë në një nga objektet minierës së Stantërgut. Ata kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune. 
    2Tre minatorë në grevë në një nga objektet minierës së Stantërgut. Ata kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune. 
    Minatorë duke pushuar në minierën e Stantërgut, 25 tetor 2023.
    3Minatorë duke pushuar në minierën e Stantërgut, 25 tetor 2023.
    Minatorët vazhdimisht duhet të kenë me vete llambën ndriçuese dhe helmetën mbrojtëse.
    4Minatorët vazhdimisht duhet të kenë me vete llambën ndriçuese dhe helmetën mbrojtëse.
    Minatorë duke pushuar në një nga hapësirat e ndara në horizontin e dhjetë të minierës. 
    5Minatorë duke pushuar në një nga hapësirat e ndara në horizontin e dhjetë të minierës. 
    Alban Ferati në vendin e tij të punës, panë makinërisë së vjetruar për eksploatim të xehes.
    6Alban Ferati në vendin e tij të punës, panë makinërisë së vjetruar për eksploatim të xehes.
    Trepça dikur ka qenë motor i ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë.
    7Trepça dikur ka qenë motor i ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë.
    Rënia e prodhimit në Trepçë ka nisur në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë vendosi masa të dhunshme në Kosovë. 
    8Rënia e prodhimit në Trepçë ka nisur në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë vendosi masa të dhunshme në Kosovë.
    Vjetërsia mbi 50 vjet e pajisjeve për eksploatim të xehes dhe mungesa e mirëmbajtjes janë shndërruar në probleme të vazhdueshme për minatorët, të cilët kërkojnë kushte më të mira të punës.
    9Vjetërsia mbi 50 vjet e pajisjeve për eksploatim të xehes dhe mungesa e mirëmbajtjes janë shndërruar në probleme të vazhdueshme për minatorët, të cilët kërkojnë kushte më të mira të punës.
    Xehetar në horizontin e 10-të të minierës i fotografuar më 25 tetor 2023, ditën kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi minatorët në këtë horizont, që gjendet rreth 750 metra nën tokë.   
    10Xehetar në horizontin e 10-të të minierës i fotografuar më 25 tetor 2023, ditën kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi minatorët në këtë horizont, që gjendet rreth 750 metra nën tokë.   
    Minatorët i kanë thënë REL-it, se në shumicën e rasteve u duhet t'i sigurojnë vetë edhe pajisjet mbrojtëse në punë, siç janë çizmet.
    11Minatorët i kanë thënë REL-it, se në shumicën e rasteve u duhet t’i sigurojnë vetë edhe pajisjet mbrojtëse në punë, siç janë çizmet.
    Një shigjetë në hapësirën brenda minierës tregon drejtimin ku ajri është më i freskët.
    12Një shigjetë në hapësirën brenda minierës tregon drejtimin ku ajri është më i freskët.
    Sipas të dhënave zyrtare, nga minierat e Trepçës nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, nxirreshin rreth 600 mijë tonë xehe në vit.
    13Sipas të dhënave zyrtare, nga minierat e Trepçës nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, nxirreshin rreth 600 mijë tonë xehe në vit.
    Aktualisht, kapacitetet prodhuese janë më pak se 200 mijë tonë xehe në vit.
    14Aktualisht, kapacitetet prodhuese janë më pak se 200 mijë tonë xehe në vit.
    Punishte në horizontin e 10-të të minierës së Stantërgut.
    15Punishte në horizontin e 10-të të minierës së Stantërgut.
    Një pjesë e makinerive janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve.
    16Një pjesë e makinerive janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve.
    Disa mjete të vjetruara të punës.
    17Disa mjete të vjetruara të punës.
    Uniformat e punës të minatorëve duke u tharë.
    18Uniformat e punës të minatorëve duke u tharë.
    Në këtë hapësirë minatorët vendosin rrobat e tyre para se të fillojnë punën 
    19Në këtë hapësirë minatorët vendosin rrobat e tyre para se të fillojnë punën 
    Disa nga objektet e minierës se flotacionit Stantërg.
    20Disa nga objektet e minierës se flotacionit Stantërg. /REL/
    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

    Lajmi i rradhës

    Cila është gjuha më e vjetër në botë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë