Pa ndihmën e shtetit, sektori i turizmit në Strugë dhe Ohër nuk mund të mbijetojë

    Jeton Krupa

    Pa ndihmë urgjente të shtetit, bizneset e vogla dhe sektori i turizmit në Strugë dhe Ohër nuk ka gjasa të mbijetojë në muajt e ardhshëm, alarmojnë ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, në situatë ku nuk ka mysafirë të huaj, pa ndihmë financiare, nuk do të mund të kapërcehet kriza.

    “Në kushte të tilla, kur një pjesë e madhe e objekteve turistike dhe ekonomia turistike rëndohet me borxhe të shumta, me marrjen e kredive apo duke investuar, shteti duhet të jetë prezent një periudhë të caktuar si mbështetje për zhvillimin e turizmit”, tha Jovanka Damoska Sekulloska- profesoreshë e ekonomisë

    Sekulloska thotë se në ndërkohë duhet të ketë ndihmë me promovimin më të madh turistik jashtë kufijve tanë. Ndërkohë, sektori i turizmit dhe gastronomisë nuk ka ende asnjë përgjigje nga Qeveria për kërkesën e tyre për pako të re të masave. Nga Ministria e Ekonomisë thonë për Alsat se kërkesat do të analizohen, por për vitin e ardhshëm:

    “Duke pasur parasysh që të gjitha këto propozime kanë implikime fiskale në buxhet, theksojmë se aktivitetet e parashikuara në programet e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 janë drejt përfundimit ndërsa të gjitha këto propozime do të analizohen dhe propozohen në programe dhe masa për vitin 2022″, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

    Siç ka bërë të ditur tashmë Alsat, ky sektor ka pesë kërkesa: subvencionim të pagave, financim të kontributeve, subvencion të taksës turistike, organizim të ngjarjeve për të vaksinuarit dhe taksë më të ulët për muzikë dhe të drejtat autoriale./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Radev: Nuk ka derë të hapur për Maqedoninë e Veriut në BE, deri sa nuk pranohen kushtet tona

    Lajmi i rradhës

    Pagat në vendet europiane, arsye e mjaftueshme që RMV të ngelet pa shoferë transporti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë