Pacientët me mbështetje mekanike të zemrës, kërkojnë barna moderne

    Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigjet kërkesave të personave me mbështetje mekanike të zemrës për blerjen e barnave të reja dhe moderne. Shoqata “Zemra e guximshme” thotë se në Maqedoni përdoren barna me formula të vjetra 50 vjeçare. Ata kërkojnë që shteti të prokurojë barna moderne, siç është ilaçi “Entresto”. Për këtë, thonë ata, janë detyruar të shkojnë jashtë vendit për t’i blerë ato.

    “Nuk përmendin nëse do të vazhdojmë të paguajmë apo jo participime për shërbimet tona shëndetësore që na ofrohen. Kjo përsëri ngjan me zvarritjen e çështjeve dhe blerjen e pikëve të vogla ditore-politike, gjë që është e gabuar. Nuk duam ta politizojmë çështjen”, deklaroi Vasko Joleski – kryetar i “Zemra e guximshme”.
    Nga Shëndetësia thonë se të gjithë këta pacientë janë në listën e pritjes për transplant zemre.

    “Zgjedhja e pranuesve të zemrës, kur ka dhurues, bëhet sipas kritereve të përcaktuara klinike sipas protokolleve europiane…”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Ne nuk e mohojmë që disa nga pacientët me mbështetje mekanike janë në lista, por nuk shohim shpresë sepse deri më tani asnjë pacienti nuk i është transplantuar dhe nuk përmendet se do të transplantohet”, u shpreh Vasko Joleski – kryetar i “Zemra e guximshme”.

    Këta pacientë, rreth 20 në numër, prej vitesh jetojnë me pompë zemre të implantuar që punon me bateri. Ata thonë se të paktën një pacient të kishte marrë zemër të re deri më tani, do të kishin shpresë se gjërat do të ndryshonin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqiponjat në prag të zhdukjes, studiuesit: Pa to kafshët e ngordhura do të përhapin baktere

    Lajmi i rradhës

    Kolla e keqe, shtohet numri i të vaksinuarve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë