Pacientët ngjiten shkallëve, ndërkohë ministri dhe drejtori vazhdojnë polemikën për ashensorët në spitalin e Tetovës

    U premtuan pesë ashensorë të ri në spitalin e Tetovës, por procedura nuk është ende askund. Akoma nuk është hapur tenderi për furnizim. Drejtori i Spitalit të Tetovës thotë se për procedurën përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë.

    “Tenderin për ashensorët e merr obligim Ministria e Shëndetësisë dhe e njëjta është në procedurë e sipër për tenderin, dhe pas kryerjes së procedurave burokratike tenderike spitali do të pajiset me pesë ashensorë të ri”, tha Ilir Demiri, drejtor i Spitalit Klinik -Tetovë.

    Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti fajin për vonesat e hodhi tek komisioni për prokurime publike.

    “Komisioni që është tek prokurimet publike e rrezoi njëherë tenderime ashensorëve me çka ne e anuluam këtë procedurë dhe ne bëmë procedurë të re. Por si duket kjo bëhet praktikë e përditshme. Nuk është hera e parë që ky komision pranë prokurimeve publike ta bëj këtë. Kjo po na ndodh për herë të dytë”, theksoi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

    Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i spitalit klinik të Tetovës, këto komente i bënë sot, derisa inauguruan disa kabinete të reja dhe një pjesë aparature, e cila për herë të parë vihet në funksion në spitalin klinik të Tetovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Eliminoni nga dieta juaj ushqimet që shkaktojnë sheqer të lartë në gjak

    Lajmi i rradhës

    Rreziku i stërmadh i “çështjes shqiptare”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë