Pacientët që duan të bëjnë terminë për incizime të tomografisë kompjuterike në Klinikën Universitare të Radiologjisë në “Nënë Tereza” do të duhet të presin më shumë se dy muaj. Kjo është lehtë e verifikuar përmes sistemit Termini im.
Incizimet e tomografisë kompjuterike janë për diagnostikimin e frakturave të komplikuara të kockave, zbulimin e tumoreve, skanimin e kokës për trauma, goditjeve në tru dhe hemorragji apo gjakderdhje në kokë, skanime të mushkërive dhe zemrës, dhe diagnostikimi i infeksioneve të brendshme.
Situatë pothuajse e njëjtë është edhe në klinikat e tjera të kryeqytetit ku bëhen incizimet rëntgen. Pritjet janë prej një muaj deri në dy, e madje në disa nuk ka asnjë termin të lirë në tre muajt e ardhshëm.
Ministri i shëndetësisë në largim Arben Taravari thoshte se gjatë kohës që udhëheq me ministrinë i ka rritur terminët dy fish më shumë, dhe janë pritjet më të pakta në Evropë.
“Jemi duke bërë presion të jashtëzakonshëm në të gjitha klinikat dhe spitalet që mjekët mos të japin numër të vogël të terminëve. Por, kjo është ka pritje, por ju them me plotë përgjegjësi se pritja në Maqedoni është më e vogël se çdo kund tjetër në rajon, mos të them edhe në Evropë”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë në largim .
Pacientët vazhdimisht ankohen se duhet të presin me muaj të tërë për të kapur një termin të lirë, e nëse kanë ndonjë rast urgjent atëherë terminët duhet ti bëjnë përmes lidhjeve. /Alsat/