Të mërkurën rihapet sërish pika më e madhe e vaksinimit në vend, A1 Arena në Boris Trajkovski

    Nga mesi javës ardhshme sërish do të hapet pika më e madhe e vaksinimit në vend A1 Arena në Shkup. Me rritjen e interesimit të lartë të qytetarëve për tu vaksinuar, kapacitete e kryeqytetit dhe qyteteve tjera të vendit nuk arrijnë dot të përballojnë turmat, prandaj një sallë vaksinimi në Ish Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” do të jetë funksionale për të gjithë qytetarët e vendit pa pasur nevojë për terminë.

    Ministri Filipçe tha se nuk do të kthehemi mbrapa me masa restriktive, nuk pritet të ketë as bartje të maskave në hapësira të jashtme, por i gjithë theksi është fokusuar në vaksinimin masiv të popullsisë.

    Duke pasur parasysh presionin e madh të mërkurën ose më së voni të enjten do të rihapet qendra ‘Boris Trajkovski’ sepse një pjesë e të punësuarve nga shtëpitë e shëndetit që ishin në pushime verore i kanë ndërprerë më herët andaj e vëmë sallën në funksion, megjithëse do të jetë salla më e vogël – jo e madhja do të ketë rreth 20 vende ku do të zbatohet vaksinimi. Besoj se kjo do të shtendos turmat që janë krijuar pata shtëpive të shëndetit nëpër vend – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

    Për dallim nga disa ditë më parë kur kreu i KSI Zharko Karaxhovski për Tv Alsat tha se rekomandimet e autoriteteve shëndetësore nuk ishin prioritet përpara kalkulimeve financiare që do të sillnin organizimet e dasmave, nga opozitarja VMRO DPMNE shkuan përtej kritikave të pushtetit, duke kërkuar dorëheqje.

    Por, një deklaratë e tillë vjen nga brenda pushtetit, nga ideologu i këtyre masave dhe kur është e qartë se pushteti nuk e ka dëgjuar rekomandimet e prijësit të tyre që ka menaxhuar me krizën është e qartë që dorëheqje patjetër të ketë. Për shkak se mos respektimi i masave, të cilat vetë i kanë miratuar do të thotë humbje të jetëve njerëzore çdo ditë që shohim dhe shumë rreziqe për jetë në periudhën që vjen – deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO DPMNE.

    Sipas raportit të MSH në të gjitha pikat e vaksinimit procesi po zhvillohet me ritëm rapid ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 17,099 qytetarë, prej tyre 13,398 vetëm me dozën e parë. Fëmijët deri në moshën 18 vjeçe iu janë afruar shifrës 5 mijë dozave, ndërkaq në total deri më sot janë dhënë mbi 1 milion e 150 mijë doza, prej tyre afër gjysmë milioni janë plotësisht të imunizuar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i viktimave dhe të hospitalizuarve me Covid-19 në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Elbasan, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë