Kocevski: Ndryshimet e planifikuara të ligjit për marrëdhënie pune, janë në kundërshtim me Kartën Sociale Europiane

    Ndryshimet e planifikuara në ligjin për marrëdhënie pune, përmes të cilave parashikohet rritje e numrit të orëve shtesë të punës janë në kundërshtim me Kartën sociale evropiane, ndërsa paralajmërimet se në projekt mund të angazhohen dhe të huaj, bie ndesh me ligjin aktual për të huaj, kështu u shpreh në “360 Gradë” në Alsat drejtori i shoqatës maqedonase për juristë të rinj, Goce Kocevski, përcjell Nistori.

    “Kjo është plotësisht në kundërshtim me Kartën Sociale Evropiane. Ajo është marrëveshje ndërkombëtare, ngjashëm me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, por në raport me të drejtat ekonomike dhe sociale, të cilën e kemi nënshkruar. Plotësisht, ajo që ka mbetur në nenin-13 nga ligji bazë, mundësia që të punojnë të huaj…Pa intervenim në ligjin për të huaj, nuk ekziston mundësia ligjore, se si planifikohet të realizohet e gjitha kjo”, tha Kocevski.

    Termi “konfidencial” , nuk lidhet me interesat ekonomike

    Në ligjin për informata të klasifikuara, për termin “konfidencial” të cilin e përdori zëvendëskryetari i Qeverisë, Artan Grubi, duke e kategorizuar kështu marrëveshjen me Behtel-Enka, nuk lidhen interesat ekonomike, e as projektet për ndërtim të çfarë do qoftë projekteve infrastrukturore, kështu u shpreh në “360 Gradë” në Alsat, gazetari Aleksandar Dimitrievski, duke cituar pjesë të vetë ligjit.

    “Informatë e klasifikuar me shkallën “e besueshme”, është informacion i krijuar nga organet shtetërore, organet e Njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve tjera, i cili është i rëndësisë së sigurisë publike, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe sigurisë, aktivitete të kundërzbulimit të organeve shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, citoi kështu Dimitrievski ligjin për informatat e klasifikuara.

    Lajmi Paraprak

    SKANDALI NË GJINEKOLOGJINË NË TETOVË | Oda e mjekëve: Të respektohen të drejtat e pacientëve

    Lajmi i rradhës

    Gjermanët të ndarë për mbylljen e tre reaktorëve të fundit bërthamorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë