Padi ndaj Zdravevit për përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, shpëtoi Gruevski

    Ndaj ish-kryetarit të Këshillit të Komunës së Qendrës, Vlladimir Zdravevit, vëllait dhe nënës së tij dhe dy udhëheqësve të firmave, Prokurori Themelore ka ngritur kallëzim penal për shpërlarje parash, në lidhje me përmendoret nga projekti “Shkupi 2024”, raporton Meta.

    Me këtë padi, në një mënyrë “shpëtoi” gjysma e lëndës që lidhet me keqpërdorimin rreth “Shkupit 2024”, pasi lënda tjetër është vjetruar, me ndryshimet e fundit kontroverse në Kodin Penal.

    Fillimisht, në parahetim ishin të përfshirë 15 persona, ndër ata edhe figura mirë të njohura në publik si krijues të “Shkupit 2024”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i financave Zoran Stavreski, ish-ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, ish-kryetari i Komunës Qendër Vladimit Todoroviq dhe Violeta Alarova dhe ish-udhëheqësi i Këshillit të Komunës Qendër Vladimir Zdravev.

    Gruevski, Stavreski, Kançeska, Todoroviq dhe Alarova dyshoheshin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, në bazë të nenit 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal. Në bazë të ligjeve të mëparshme, të dyshuarit mund të dënoheshin me së paku 5 vjet e më së shumi 20 vjet burg, ndërsa vjetrimi i lëndës ndodhte pas 40 vjetëve.

    Por me ekspres ndryshimet që kanë ndodhur larg syve të publikut dhe pa konsultim publik, për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dënimi maksimal është 5 vjet, ndërsa vjetrimi i lëndës është për 10 vjet.

    Në këtë rast, Gruevski, Stavreski, Kançeska, Todoroviq dhe Alarova dyshoheshin se veprat i kanë kryer para vitit 2013, që nënkupton veprat janë vjetruar.

    Ky rast nuk është edhe me shpërlarjen e parave, për çka është akuzuar familja Zdravevi dhe dy udhëheqësit e kompanisë, ndërsa propozimi i prokurori është ndaj gjashtë subjekteve juridike.

    Kjo lëndë është e njohur në publik me emrin “Feniks”, është në lidhje me mënyrën se si janë shpërlarë paratë nga 11 përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, dhe pastaj të “pastra” janë kthyer në vend. Për rastin, Zdravev, vëllai i vet dhe një person tjetër është në burg shtëpiak dhe Prokuroria kërkoi vazhdimin e të njëjtës.

    Ndryshe, në muajin korrik, Prokuroria Publike bëri thirrje që të gjitha partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin e procedurës hetimore për çështjen “Fenix” për qëllime politike, si dhe çdo veprim tjetër të prokurorisë.

    Në qershor, gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar paraburgim shtëpiak ish-kryetarit të Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, i cili është një nga të dyshuarit në rastin “Feniks” për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe larje parash lidhur me furnizimin e një pjese të përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”.

    Luftëtari në kalë, katër luanë, Goce Dellçev, Dame Gruev Nikolla Karev, Metodija Andonov Çento, Car Samoil, Justiniani i Parë, KAKÇM, themeluesit e VMRO-së. Këto janë 11 përmendoret për të cilët Prokuroria Themelore Publike pas shumë vitesh procedurë parahetimore, ka hapur hetim – nën dyshimin se 15 persona kanë larë para për punimin e tyre në Itali. Nga buxheti i qytetarëve, në mënyrë të paligjshme janë paguar për punimin e përmendoreve 57.5 milionë euro, ndërkaq në Itali janë punuar të njëjtat shumë më lirë. Paratë e mbetura, janë larë në mënyra të ndryshme dhe prej Italisë janë kthyer në RMV, por jo në buxhet, por në firma të ndryshme.

    Në këtë rast si i dyshuar i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, i dyshuar i dytë ish ministri i Financave Zoran Stavrevski, i dyshuari i tretë ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, i dyshuar i katërt është ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Zdravev, i dyshuar i pestë ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, ndërkaq e dyshuar e gjashtë është pasardhësja e tij, Violeta Alarova. Një prej të dyshuarve, i teti me radhë, është shtetas italian. Të gjithë bashkë, të bashkuar me emrin kodues “Feniks”, sipas Prokurorisë, kanë larë mbi 16 milionë euro nëpërmjet përmendoreve, ndërkaq siç tha prokurori Lubomir lape, i cili e ka udhëhequr rastin “nën vellon e rëndësisë shtetëformuese të personaliteteve”.

    Lajmi Paraprak

    Partitë përplasen për qeverinë teknike dhe përbërjen e KShZ-së

    Lajmi i rradhës

    Tensione para zgjedhjeve!  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë