Paga minimale në BE, temë debati në Parlamentin Europian

    Parlamenti Europian në Strasburg debatoi të ardhmen e rrogave minimale në Europë. Ligjvënësit ekzaminuan një marrëveshje të negociuar mes Parlamentit dhe Këshillit Europian në qershor.

    Një votim është planifikuar për të mërkurën, nga i cili pritet një rezultat pozitiv. Disa ligjvënës e cilësuan propozimin një sinjal të fortë në kohë krize.

    “Kjo direktivë është një hap i rëndësishëm për të frenuar varfërinë që kemi në Bashkimin Evropian. Ka shumë njerëz që luftojnë për mbijetesë. Ata kanë qenë edhe përpara se të flisnim për inflacionin, apo për rritjen e çmimeve të energjisë. Ndaj është me rëndësi të bëjmë një ndryshim strukturor, nga i cili do të përfitojnë miliona qytetarë”, thotë Ska Keller, euro-deputete, të Gjelbrit.

    Drafti mbi të cilin është rënë dakord synon të sigurojë që pagat minimale në vendet e BE-së të garantojnë standarde të pranueshme jetese për punëtorët. Ai do të aplikohet për të gjithë punëtorët me kontratë apo me marrëdhënie pune.

    “Ky është fundi i një epoke. Për dekada me radhë vendet evropiane kanë konkurruar me njëri-tjetrin, ku punëtorët janë më të lirë, ku janë më të cenueshëm dhe ku janë avantazhet. Ky është fundi i një epoke ku konkurrenca matej me punë krahu të lirë dhe të cenueshme”, shprehet Klara Dobrev, euro-deputete hungareze, nga Social-Demokratët.

    Sipas draftit, shtetet anëtare do të duhet të shqyrtojnë nëse pagat minimale ekzistuese janë të përshtatshme, duke marrë parasysh detyrimin për të vëzhguar nëse punëdhënësit aplikojnë rregullat e reja.

    Lajmi Paraprak

    Feith: Zhgënjyese që për 10 vite nuk ka ndryshuar situata në veri

    Lajmi i rradhës

    Çfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë