Paga minimale në Maqedoni është ndër më të ulëtat në rajon

    Paga minimale në RMV është ndër më të ulëtat në rajon. Punëtori në Maqedoni merr pagë minimale rreth 250 euro, ndërsa rrogë akoma më të ulët merr punëtori në Shqipëri ku minimumi është 236 euro, përcjell Nistori.

    Të gjitha vendet e tjera të rajonit marrin një pagë minimale më të lartë. Minimumi më i lartë është në Slloveni edhe atë 749 euro, pasuar nga Kroacia me 569 euro. Në Mal të Zi, pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin e Punës, të ardhurat minimale nga janari janë rreth 450 euro. Në Serbi paga minimale paguhet rreth 300 euro, ndërsa në Bullgari rreth 280 euro.

    20 vendet kryesore në botë që kanë të ardhurat minimale më të larta janë Australia, Luksemburgu, Zelanda e Re, Irlanda, Franca, Britania e Madhe, Norvegjia, Belgjika, Gjermania. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të kemi një lëkurë të shëndetshme gjatë dimrit

    Lajmi i rradhës

    Mbappe: Fillimisht dua ta mposhtë Realin në Ligën e Kampionëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë