Paga minimale në RMV ka shkaktuar pakënaqësi dhe greva

    Kryetari i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, në “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se rritja e pagës minimale ka qenë problematike që nga fillimi, në vitin 2012 ndërsa rritja e fundit ka krijuar probleme më të mëdha dhe greva sindikaliste.

    “Më duhet të komentoj se premtimi i vitit të kaluar për pagën minimale prej 15.200 deri në 18.000 denarë është i pavend, i cili përkundër faktit se rritja është problem për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, tani edhe sindikatat e sektorit publik e kanë parë mundësinë dhe po e rritin problemin”, thotë Boshkov.

    Lajmi Paraprak

    Oda e Zejtarëve: Zejtarët të punojnë edhe të dielave

    Lajmi i rradhës

    Vangelov: Nuk do të hiqet vetoja bullgare deri në qershor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë