Pagat për punonjësit në çerdhe do të lëshohen të hënën

    Punonjësit e arsimit morën paga të plota pavarësisht se ishin në grevë thuajse tre javë. Pagën e plotë e presin edhe të punësuarit e çerdheve që gjithashtu mbështetën grevën por edhe u kujdesën për fëmijët.

    Nënkryetari i SAShK-ut Tafa Ameti pret që pagat për çerdhet të lëshohen të hënën, më 23 maj. Në rast se do të ketë shkurtime, të njëjtat do të kompensohen në pagën e muajit të ardhshëm.

    “Te çerdhet bëhet ndryshimi I marrëveshjes kolektive në atë pjesën ku parashihet që mos ju paguhet paga të punësuarve të cilët janë në grevë. Aty do të shtohet edhe një nen i cili do të verifikohet nga ministria ditën e premte dhe ditën e hënë do t’i marrin pagat, ndoshta them edhe një herë me një ulje shumë qesharake të cilën do ta kompensojnë brenda muajit tjetër dhe do ta marrin muajin tjetër. Ka risi të mëdha edhe te çerdhe dhe aspak mos të mërziten ata, vlen të ceket dhe t’ju bëjmë me dije se çka fiton arsimi fitojnë edhe çerdhet”, deklaroi Tafa Ameti, nënkryetar i SAShK-ut.

    Sipas tij, rëndësi të veçantë kanë marrëveshjet e reja kolektive që tashmë janë krijuar me benefite te shumta si për çerdhet ashtu edhe për arsimin.

    “E dyta që është me rëndësi është regresi për pushim vjetor ose e njohur si K15 e cila do të paguhet edhe për anëtarët tonë. Si e tretë mjaft me rëndësi sidomos në sektorin e arsimit është edhe pagesa e rrugës të punëtorëve tanë të cilët udhëtojnë nëpër vende të ndryshme e sidomos nëpër fshatra ku nji sasi e madhe e të hollave u ngelin rrugëve. Tjetër gjë për tu cekur është se do të paguhen edhe orët e tepërta të cilat zakonisht arsimtarët I mbajnë a deri tash nuk kanë marrë asnjëfarë pagese. Gjithashtu aty parashihen edhe jubile, 10-20 dhe 30 vjet e kështu me radhë”, u shpreh deklaroi Tafa Ameti, nënkryetar i SAShK-ut.

    Rekomandimet e ndërmjetësuesit të Marrëveshjes paqësore tashmë janë nënshkruar nga SAShK-u dhe Ministria e Arsimit dhe të njëjtat u janë dorëzuar të gjitha regjioneve të SAShK-ut të cilat pritet të përgjigjen për ose kundër kësaj marrëveshje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për Këshillin Komunal në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia kundërshton anëtarësimin në Bashkësinë Politike Europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë