Pagë që nuk të lejon as shtatë ditë pushim!

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka kërkuar sërish rritje të pagës minimale në 500 euro dhe për 6000 denarë rritje plotësuese të pagave tjera. Kjo kërkesë zyrtarisht do të dorëzohet sot (e mërkurë) në seancën e Këshillit Socio-Ekonomk, ndërkohë që kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, ka thënë se mbledhja e sotme është një mundësi e mirë që Qeveria të tregojë se kujdeset për punëtorët, ndërsa deputetët para shpalljes së zgjedhjeve lokale – të marrin ndryshime të shpejta ligjore dhe të konfirmojnë pagë minimale prej 500 euro.  Siç tha Trendafilov, shporta minimale sindikaliste që e llogarit LSM – vitin e kaluar u rrit për 6500 denarë, ndërsa këtë vit – vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve nga përfundimi i masës së fundit është rritur për 2000 denarë.

    Sipas tij, nuk qëndrojnë më justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të dakordohen për rritje të pagës minimale.

    Duke iu referuar të dhënave nga EUROSTAT-i, Trendafilov theksoi se 55.7 për qind e punëtorëve dhe qytetarëve në vend nuk mund të lejojnë pushim vjetor as shtatë ditë në ndonjë vilë në Dojran apo qytet tjetër në Maqedoni, dhe kjo, tha ai, duhet t’i shqetësojë politikëbërësit. Paga minimale prej 400 euro në Maqedoni, tha Trendafilov, është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë, Slloveni dhe Kroaci. “Qeveritë e rajonit u japin mbështetje punëtorëve, këtë duhet ta bëjë edhe Qeveria në Maqedoni”, tha Trendafilov.

    Në ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se bruto dhe neto paga mesatare po rriten më shumë se 11 për qind dhe sipas tij, kjo është dëshmi e mjaftueshme se opozita po deklaron të pavërteta. Sipas Mickoski, edhe kjo nuk është e mjaftueshme, paga mesatare duhet të jetë akoma më e madhe dhe në këtë drejtim, theksoi Mickoski ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë.

    “Dua të them që paga mesatare duhet të jetë edhe më e lartë dhe ne, si Qeveri, vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Por vetë fakti që paga mesatare bruto dhe neto po rriten me më shumë se 11 për qind është një mohim për të gjithë ata, do të thosha nekrofilë në kuadër të opozitës, të cilët në periudhën e kaluar kanë ndërtuar dhe ushqyer vazhdimisht publikun me gënjeshtra se pagat nuk janë rritur, se pagat kanë ngecur, etj. Këto të dhëna që po vijnë tani janë provë e mjaftueshme se ata që, përveçse nuk thonë të vërtetën, por spekulojnë, ndërtojnë dhe krijojnë të pavërteta, nuk mund të arrijnë asgjë. Pikërisht për këtë është e tillë situata në opozitë dhe pikërisht për këtë populli ka humbur besimin tek ata”, deklaroi kryeministri Mickoski, ndërsa paralajmëroi punë për të ardhura më të mëdha të punëtorëve

    “Ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë për të ardhura akoma më të mëdha të punonjësve, për shkak se qëllimi ynë është që të realizojmë atë që qytetarët tanë e presin nga ne”, theksoi kryeministri Mickoski. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Anulohet tenderi për blerjen e 120 autobusëve elektrikë-ekologjikë

    Lajmi i rradhës

    A po e sfidon Putini ultimatumin e Trump-it?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë