“Zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është parakusht për një të ardhme stabile, të prosperuar të Evropës. Shtyrja e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut nuk është e arsyeshme. Jo vetëm kjo, ky është gabim politik dhe moral, me këtë minohet autoriteti i BE-së”.
Këtë e theksoi presidenti slloven Borut Pahor në seancën plenare në nivel të lartë sot në ditën e dytë të Forumit të Prespës për dialog “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë” që prej dje mbahet në Ohër.
Ai paralajmëroi se si president i Sllovenisë, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, por edhe në emër të Qeverisë në Lubjanë, do të bëjë gjithçka për të zhbllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Aktivitetet në atë drejtim do të fillojnë javën e ardhshme, kur së bashku me kryeministrin dhe ministrin slloven të Punëve të Jashtme do të udhëtojnë në Sofje, në përpjekje për të zhbllokuar procesin e eurointegrimit edhe të Maqedonisë së Veriut edhe të Shqipërisë për të filluar negociata për anëtarësim.
Pahor në fjalimin para pjesëmarrësve theksoi se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje gjeopolitike nga prioriteti më i lartë. Ai u shpreh në nevojën që vetë vendet e rajonit t’i përshpejtojnë aktivitetet reformuese, por përsëriti se vetë zgjerimi është megjithatë çështje me interes jetik të vetë Bashkimit Evropian.
Ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të shihet si një tërësi dhe më mire do të ishte kur Unioni do t’i përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit në strategjinë e tij të zgjerimit.