Në Ohër u mbajtën takime të nivelit të lartë në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”. Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski mbajti takim me temë “Rivendosja e sinergjisë BE-SHBA ndaj Ballkanit Perëndimorë”.
Ai duke folur për Ballkanin Perëndimorë tha se në letër kemi 18 milion banorë në Ballkanin Perëndimorë, por në realitet 4 milion nuk i kemi këtu. Ndërsa theksin e vuri tek ikja e kuadrove të reja nga vendi. Pendaroski tha se nëse trendi i ikjes vazhdon edhe në 5-10 vitet e ardhshme nuk do të kemi më kuadër për zhvillimin e ekonomisë në vend.
“Fuqia e re është duke e braktisur rajonin dhe në të vërtetë nuk do të kemi askënd ku të mbështetmi në jetën reale që të shohim zhvillim të ekonomive tona. Prandaj na ndihmoni, ndihmoni njerëzit që jetojnë në këtë rajon dhe dua të kërkoj falje për këtë, sepse edhe unë jam një pjesë e forcave që janë në pushtet në këto vende”, tha Stevo Pendarovski.
Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se Bashkimi Evropian nuk i kushtoi vëmendje Ballkanit Perëndimorë edhe pse, siç tha ai, shtet e Ballkanit kanë sakrifikuar mjaftueshëm për të rrugëtuar drejt BE-së.
“Unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk i kushton mjaftueshëm vëmendje rëndësisë gjeopolitike të Ballkanit perëndimor. Të gjithë harrojmë çka solli politika e zgjerimit si në Evropën Qendrore edhe në atë Lindore në vitet e 90”, u shpreh Millo Gjukanoviq – President i Malit të Zi.
Por Filip Riker, ndihmës sekretar i shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, mendon ndryshe nga Millo Gjukanoviq. Ai thotë se Ballkani Perëndimorë është i rëndësishëm për SHBA-në dhe BE-në.
“Sa i takon Ballkanit është i një rëndësie të veçantë për dy dekada, vizioni dhe bashkëpunimi i SHBA-së me BE-në për Ballkanin Perëndimorë, ka motivuar forma të cilat ndihmojnë miratimin e vlerave të përbashkëta në komunitetin translatntik. Vetë procesi i integrimit Euroatlantik i vendos themel për zhvillim të qetë Ekonomik”, theksoi Filip Riker – zv/ndihmës i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë.