Pajaziti: Shqiptarët në Bërvenicë i tradhtoi politika

    Individë të caktuar të partive politike shqiptare kanë bërë që komuna e Bërvenicës pas një kohe të gjatë të mos udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. Kështu thotë Enver Pajaziti i cili kërkonte mandatin e katër me radhë, por që humbi nga kandidati i VMRO-DPMNE-së.  Sipas tij disa shqiptarë kanë bojkotuar votimin, ose kanë punuar në interes të kandidatit  të VMRO DPMNE-së. Madje shtoi se i di të gjithë se kush janë, me emra dhe mbiemra.  

    “Shqiptarët në Bërvenicë i tradhtoi politika, hakmarrja e fitores së parë që bëra, tash e reflektuan. Kjo është e para, e dyta individë të caktuar kanë punuar edhe kanë bashkëpunuar ngushtë me VMRO-në.  Ne kemi edhe emra dhe mbiemra pasi që natën kur ka festuar VMRO-ja ka pasur edhe shqiptarë që kanë festuar bashkë  me flamurin e VMRO-së”, tha Enver Pajaziti.

    Sipas Pajazitit   250 vota shqiptare kanë shkuar në kutinë  e VMRO-së, ndërsa thotë se ka pasur keqpërdorime për të cilat do të ankohen në KSHZ.

    “Kemi indickacione në dy vendvotime edhe për këto dy vend votime sot kemi përgatitur ankesë  dhe do ta dorëzojmë në KSHZ. Ata do ta shqyrtojnë dhe nëse ka bazë juridike mund të prishet ndonjëri nga këto vendvotime. Nëse nuk ka bazë ngelet ta thirri kandidatin fitues t’ia urojmë edhe t’ia dorëzojmë çelësin e komunës”, shtoi Pajaziti.

    Banorët në Bërvenicë presin që kryetari i ri të punoj në të mirë të tyre.

    “Ne presim të gjithë, çfarë është e mundur  të ndihmojë, ujë , asfalt ku nuk ka kanalizimet që nuk janë përfunduar atë e presim. Për të gjithë. Ne nuk ndajmë njerëzit në bazë të përkatësisë etnike”, tha një qytetar.

    “Mirë ka punuar Enveri. Mirë ky ka bo boll. Pse humbi ajo është tjetër gjë, edhe ata që kanë votuar kundër ndoshta nuk kanë qenë të kënaqur a unë kam qenë i kënaqur”, tha një qytetar tjetër.

    Ndryshe kjo komunë  është humbur nga shqiptarët edhe në vitin 1996 kur PPD në atë kohë ka pas një marrëveshje me LSDM-në./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Ngrihen dyshime rreth dorëheqjes së Zaevit

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së miraton propozim-ligjin që me Shqipërinë të kenë një vendkalim kufitar të përbashkët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë