PAK PROJEKTE PËR QYTETARËT! Кomunat në RMV jo edhe aq aktive

    Projekte në interes të qytetarëve nga komunat e Maqedonisë së Veriut sipas analizës së Qendrës për Komunikim Qytetar ka gjithnjë e më pak, ndërsa edhe paratë ia japin një numri të vogël të kompanive. Sipas kësaj analize, rënia e vlerës së prokurimit publik për komunat në vitin 2022 ka qenë sa 1/3 e saj ndërsa për Qytetin e Shkupit 68%. “Vlera e prokurimit në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit për vitin 2022 është zvogëluar për 1/3, ose 65 milionë euro në krahasim me vitin 2021. Për këtë më së shumti ka kontribuar rënia e madhe e vlerës së blerjeve publike të Qytetit të Shkupit, blerje të cilat për vitin 2022 është ulur në 68% apo 31 milionë euro”, tregon analiza e Qendrës për komunikim me qytetar.

    Sipas tyre, komunat dhe Qyteti i Shkupit në vitin 2022 kanë lidhur kontrata për prokurim publik në vlerë prej 7.3 miliardë denarë, apo 118 milionë euro.

    “Kjo do të thotë se një pjesë më e vogël e mjeteve buxhetore investohen në mallra dhe shërbime që mund të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve”. Kontrata janë lidhur me 1.184 kompani por që një e katërta e vlerës totale të tenderëve u takon vetëm 8 kompanive, në krye të cilave është furnizuesi me energji elektrike “Energy Deliver Solutions” me kontratë në vlerë prej 614 milionë denarë, ose rreth 10 milionë euro.

    Këto të dhëna dalin nga Baza e të dhënave për prokurimet publike të komunave për vitin 2022, ndërsa e punuar nga QKQ-ja e cila përmban të dhëna për të gjitha kontratat (3.508) e prokurimit publik lidhur me Qytetin e Shkupit dhe 80 komunat në RMV.

    Përveç Qytetit të Shkupit, rënie është vërejtur edhe në 54 komuna të tjera në të cilat lista për vetëqeverisje lokale kryesohet nga Qyteti i Shkupit (në vlerë prej 31 milionë eurove) ku janë të përfshira edhe komunat si Qendra, Gazi Baba me rënie prej 5 milionë euro, dhe më pas vijnë komuna e Gostivarit (4 milionë euro), ajo e Tetovës (3 milionë euro), ndërsa komunat e mbetura kanë rënie të vlerës së blerjeve nën 3 milionë euro. Ndërsa sa i përket rritjes së vlerës absolute të tenderëve në vitin 2022 listën e kryeson komuna e Kisella Vodës (3.6 milionë euro), Strumica (3.5 milionë euro), Shtipi (2.8 milionë euro). Edhe përkundër rënies së madhe, Qyteti i Shkupit prin në listën e blerjeve publike (916 miliard denarë, ose rreth 15 milionë euro).

    Por, për dallim nga vitet e kaluara, kur pjesa e blerjeve publike në Qytetin e Shkupit ishte sa një e katërta e blerjeve të përgjithshme të autoriteteve lokale, në vitin 2022 kjo pjesë është zvogëluar në 13%. “Në rënien e deritanishme të shpenzimeve nga Qyteti i Shkupit dhe 10 komunat e tij, vihet në pah rënia e dominimit të mëparshëm të komunave të Shkupit në kushtet e kostove të prokurimit publik”, thuhet në raport. Rritje të vlerës më të lartë të tenderëve pas Qytetit të Shkupit ka Kisella Voda dhe Manastiri (afro 7 milionë euro), pas tyre Strumica (5.4 milionë euro), Shtipi (4.8 milionë euro), Kavadari (4.4 milionë euro), Qendra (4.2 milionë euro), Kumanova (4.1 milionë euro), Gostivari (4 milionë euro), Gazi Baba (3.4 milionë euro). Për pabarazinë mes komunave më së miri flet fakti që këto 10 komuna kanë vlerën e blerjeve sa 71 komunat së bashku. Me vlerë të prokurimit publik mbi 1 milionë euro janë 30 komuna, pasuar nga 21 komuna tjera me vlerë ndërmjet gjysmë dhe 1 milion euro, 21 komuna janë më kontrata prej 200 deri në 500 mijë euro, dhe në fund janë 9 komuna me blerje më pak se 200 mijë euro.

    Në fundin e tabelës qëndron komuna e Vevçanit, me vetëm 50 mijë euro, kurse para saj janë komunat si ajo e Lozovës (53 mijë euro), Qendër Zhupë, Shuto Orizarë, Staro Nagoriçane, me blerje nga 113 deri në 129 mijë euro. Për vitin 2022, për kokë banori, mesatarisht janë shpenzuar 69 euro, që është 15 euro ose 18% më pak se në vitin 2021 kur mesatarja për kokë banori ishte 84 euro. Në fund të kësaj liste qëndron komuna e Shuto Orizares, me vetëm 5 euro për kokë banori, ndërsa para saj janë komuna e Vrapçishtës (17 euro), Sarajit (20 euro) për kokë banori. Për dallim nga viti 2021 kur ishin lidhur vetëm 1157 kontrata, në vitin 2022, autoritetet vendore kanë lidhur gjithsej 3508 kontrata për prokurim publik me 1184 kompani, gjë që tregon një rritje të numrit të kompanive me të cilat janë lidhur kontrata.

    Analiza tregon gjithashtu rritje të përqendrimit të tenderëve tek një numër i vogël i kompanive. 10 kompanitë e para me vlerën më të lartë të prokurimit publik kanë një peshë në vlerën totale të prokurimit prej 28%, që është 4% pikë më shumë se aksionet e 10 fituesve kryesor në vitet 2020-2021. /koha/

    Lajmi Paraprak

    ShGM dënon sulmin e sotëm në Bërvenicë ndaj gazetarëve

    Lajmi i rradhës

    Të dhurosh ushqim ose të gjobitesh sipas ligjit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë