Reparti i fëmijëve në Ohër ka mbetur vetëm me një mjek

    Reparti i pediatrisë në Ohër ka mbetur vetëm me një mjek, pasi njëri prej dy mjekëve pediatër ka qenë në pushim mjekësor për një kohë të gjatë. Ndonëse për gati gjysmë viti reparti funksionon vetëm si ambulantë e rregullt, tashmë situata sa vjen e përkeqësohet, pasi pacientët pranohen për kontrolle vetëm deri në orën 14.00. Gjatë pjesës tjetër të ditës, kujdestari bëjnë infermieret. Banorët e Ohrit gjatë fundjavave, mbrëmjeve dhe për shtrimin në spital detyrohen të shkojnë në Strugë.

    “Punoj nga ora 08:00 deri në 14:00. Duke punuar edhe të shtunën edhe të dielën. Kemi motra që janë këtu që nëse ka diçka urgjente të reagojnë shpejt. Jemi në gatishmëri. Nëse ka diçka urgjente, do të më thërrasin nga shtëpia. Motrat tona kanë shumë përvojë dhe e dinë se çfarë është e vështirë dhe çfarë nuk është e vështirë. Këtu ne improvizojmë, ndërsa në shëndetin e fëmijëve, improvizimi është si të mos bësh asgjë”, tha Orhan Zekir-pediatër

    Mjekët i bëjnë thirrje ministrit të ri Bekim Sali që t’i vizitojë menjëherë. Sezoni turistik po afrohet ndërsa problemi do të përshkallëzohet edhe më tej.

    “Atë që e premtuan nga Shkupi ishin dy specializantë. Ata dërguan një dhe e tërhoqën. Është në specializim dhe duhet ta mbarojë, më vjen keq kur një fëmijë duhet të shkojë me makinë për në Strugë në orën dy të mëngjesit me 40 gradë temperaturë. Por nuk mund të arrijmë ndryshe. Ne nuk kemi zgjidhje dhe ajo që është më tragjike se për një kohë nuk do ta kemi”, tha Orhan Zekir-pediatër

    “Sjellja e organeve shëndetësore është aq joserioze sa kanë lejuar të mbyllet një repart kaq i mirë në Ohrin tonë dhe vend turistik, që ne si qytetarë të shkojmë në Strugë. Mendoj se është çnjerëzore. Më ka ndodhur që jam larguar me lot në sy dhe nuk e di nëse do të arrish atje”, tha Lidija Axhiev Veljanoska- prind

    Mjeku Zekir thotë se e vetmja zgjidhje afatgjatë është bashkimi i dy reparteve pediatrike në Strugë dhe Ohër në një dhe vendosja e tyre në spitalin ortopedik-traumatologjik “Shën Erasmus”, diçka që është folur si ide prej kohësh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Çdo vonesë në fillimin e negociatave e rrit euro-skepticizmin në RMV

    Lajmi i rradhës

    Inspektorët përballen me shumë probleme në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë