Pak qytetarë në Dibër sigurojnë objektet për banim

    Në komunën e Dibrës vazhdon të jetë i ulët numri i objekteve për banim të cilët sigurohen tek kompanitë për sigurim të pasurive. Edhe pse Dibra është një zonë sizmike dhe vet qytetarët janë të vetëdijshëm që të sigurojnë pasuritë e tyre të patundshme, situata e përgjithshme që ka të bëjë me standardin e popullatës është një barrierë e madhe që dibranët të sigurojnë objektet për banim. Kështu është me vite. Nga ana tjetër edhe një pjesë e madhe që posedon mjetet, nuk është shumë e interesuar për sigurimin e pasurisë. Këtu bëhet fjalë për një traditë të mos sigurohen objektet që ata posedojnë.

    Tërmeti katastrofal që ka goditur Dibrën dhe rrethinën në vitin 1967 ku dëmet materiale ishin shumë të mëdha, ishte një moment kur qytetarët dibran kuptuan se pasuritë e tyre të patundshme duhet të sigurohen. U rrit interesimi për të siguruar objektet për banim sidomos gjatë viteve të 70-ta dhe pastaj përsëri kemi një ulje të numrit të objekteve të siguruara. Edhe pse në Dibër veprojnë disa kompani prestigjioze për sigurim që ofrojnë kushte shumë të mira për sigurim, dekadat e fundit nuk ka ndonjë rritje domethënëse të sigurimeve.

    Këto ditë biseduam me përfaqësues të kompanive për sigurime “Grive Macedonia” në Dibër. Këtu thonë se edhe pse kompania ka një reputacion të madh dhe garanton sigurinë si të objekteve për banim ashtu edhe objekteve afariste, në komunën dhe rajon vazhdon të mos ketë një interesim shumë të madh për sigurinë. Bleron Pilku nga kjo kompani, potencon se në momente të ndryshme ka një rritje të numrit të sigurimeve dhe ata kryesisht për shkak të tërmeteve të shpeshta, objekteve për banim të mërgimtarëve por edhe nga ana e biznesit. Ka dibran të cilët sigurojnë edhe pajisjet shtëpiake kryesisht ato të teknikës së bardhë. Por siç thotë Pilku, ka nevojë që popullata të kupton se sigurimi është në interes të tyre.

    Ndërsa nga kompania “Euro link” me pronar Xhetan Capa, thotë se nëse flasim për sigurime te detyrueshme siç janë sigurimet e makinave ka rritje te kërkesës si pasoj e rritjes te numrit të automjeteve. Ndërsa sferat tjera sa i përket sigurimeve të pronës, bizneseve dhe sigurimet e udhëtimit kanë një rritje të dukshme më krahasim me vitet e kaluara deri diku popullata fillon të kuptojë vlerën e sigurimit në përgjithshëm.

    Në këta dy kompanitë e sigurimit por edhe në kompanitë e tjera që veprojnë në Dibër si shkaqe të tjera për interesimin e ulët për sigurime potencohen standardi i ulët i popullatës por edhe niveli tradicional për të mos siguruara objektet e banimit dhe pasurit e tjera të patundshme. Nga ana tjetër në bisedën që patëm me pronarët e bizneseve të ndryshme në Dibër dhe rrethin u informuam se ata sigurojnë tërësisht pronën e tyre.

    Si kompanitë e jashtme të cilët kanë biznese në Dibër ashtu edhe kompanitë e vendit që funksionojnë në qytet e kanë të qartë se sigurimi është një nevojë e madhe për pasurinë e tyre. Kur jemi tek sigurimi i mjeteve të komunikacionit, ata në përputhje me ligjin sigurohen, por sigurimi i tërësishëm ose siç i thonë kasko vazhdon të ngec. Është një numër shumë i vogël të cilët sigurojnë automjetet e tyre kasko. Pronarët e automjeteve thonë se sigurimi kasko është i lartë për xhepat e tyre. /koha/

    Lajmi Paraprak

    BE me standarde të dyfishta për Maqedoninë!

    Lajmi i rradhës

    Qeveria me strategji për rritjen e transparencës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë