Qeveria me strategji për rritjen e transparencës

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Draft –dokumenti “Strategjia e transparencës së Qeverisë” po vijon prezantimet publike. Me ndryshime sa i takon versionit të mëparshëm, në Strategjinë e Transparencës së Qeverisë me Plan Veprimi (2023-2026), do të përcaktohen fushat prioritare dhe do t’u jepen drejtime strategjike institucioneve për zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë, të cilat janë pjesë e sistemit juridik të Bashkimin Evropian dhe parimet e qeverisjes së mirë të Këshillit të Evropës. Deri tani transparenca e ministrive dhe Qeverisë aktualisht shkon deri në publikimin e 79% e informacionit të nevojshëm, ndërsa bashkitë, për të pestin vit radhazi kanë më pak transparencë aktive, duke publikuar 60% të informacionit të nevojshëm.

    Sa i përket informacionit të publikuar, ministritë publikojnë më së paku informacion për financat e tyre ndërsa komunat për çështjet në kompetencë të tyre. Gjatë prezantimit Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, u shpreh se qëllimi nuk është hartimi i strategjive, por zbatimi i tyre, duke iu referuar kështu Strategjisë së kaluar që është zbatuar pjesërisht nga institucionet.

    Sipas grupit të punës, ky dokument përcakton drejtimet strategjike, hapat dhe masat për përmirësimin e situatës.

    “Besoj se kjo Strategji di të vendosë themelet e një transparence me nivel më të lartë, por edhe ndërgjegjësimi sesa e rëndësishme është llogaridhënia Institucionet duhet ta kuptojnë se ekzistojnë për qytetarët. Dhe jo e kundërta. Nuk ka asgjë të frikshme të jesh transparent, përkundrazi, informacionet që i kanë dhe i prodhojnë institucionet i përkasin edhe qytetarëve, pasi në fund të fundit janë ata që na paguajnë me taksat e tyre”, ka thënë zëvendësministrja.

    Sipas analizës së bërë, sa i takon besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit,ka progres të dukshëm në drejtim të hapjes së institucionet. Nga viti 2018 e në vazhdim, Maqedonia pozicionohet në vendin e parë në kornizat rajonale dhe në vitin 2021 plotëson 82.71% të kritereve të vendosura për hapje. Në vitin 2021 publikimi i vetë-inicuar i të dhënave nga institucionet ishte 79%, që tregon një transparencë solide.

    “Këto masa janë vetëm hapa kalimtarë drejt qëllimit përfundimtar që duhet të arrihet, që është krijimi i kushteve për hapjen e plotë të institucioneve, pra që i gjithë informacioni të jetë i disponueshëm për publikun, me përjashtim të atyre që kanë karakter të klasifikuar. Nga këtu, padyshim që nevojiten më shumë kohë dhe përpjekje për të arritur një nivel të plotë të transparencës së institucioneve dhe proceseve publike, pra publikim të rregullt dhe sistematik të të dhënave administrative që mund të përdoren si bazë për vendimmarrje. Edhe pse transparenca fiskale është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, ende nevojiten përpjekje për të afruar të dhënat përkatëse me qytetarët, veçanërisht me grupet më vulnerabil”, thuhet në dokument. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Pak qytetarë në Dibër sigurojnë objektet për banim

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET NË KODIN PENAL | Saratsin: Jam i habitur, e bënë brenda natës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë