Dhjetëra anëtarë të sindikatës greke në port bllokuan ngarkimin e një kontejneri me municion të destinuar nga RMV për Izraelin, në shenjë proteste kundër luftës në Gaza, përcjell Nistori.
“Municioni është transportuar me kamion nga Maqedonia e Veriut dhe duhej të ngarkohej në një anije me flamurin e Ishujve Marshall për Izraelin. Kontejneri kishte 21 ton municion”.
Kontenieri, i cili mbërriti në portin grek të Pireut të enjten, kishte 21 tonë municione”, tha një nga zyrtarët e sindikatës për Reuters në kushte anonimiteti. Ngarkesa është transportuar me kamion nga Maqedonia e Veriut dhe është dashur të ngarkohet në një anije me flamurin e Ishujve Marshall për në Izrael, thuhet në lajmin e publikuar.
Para incidentit, sindikata e punëtorëve të portit u bëri thirrje punëtorëve të protestojnë dhe të bllokojnë dërgesën e armëve dhe municioneve që do të përdoren në luftën në Gazë. /Nistori/

