Pamje nga sulmi terrorist në Ankara, fillimisht gjuan me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv 

    Një sulm terrorist në Ankara të Turqisë shokoi botën sot, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.

    Sulmi me bombë ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së ministrisë së Brendshme, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë me bombë, kurse tjetri u vra nga policia turke, transmeton Telegrafi.

    Në këtë sulm janë plagosur lehtë dy policë, kurse kamerat kanë kapur momentin kur sulmuesit dalin nga një veturë dhe fillojnë të shtien me pushkë automatike.

    Në një moment njëri nga sulmuesit që kishte jelek me eksploziv e aktivizon dhe hedhë veten në erë.

    Sulmi ndodhi në zonën ku gjendet afër Parlamenti turk, si dhe ndërtesa e ministrisë së Brendshme. Lidhur me sulmet kanë reaguar liderë nga tërë bota.

    E ndër më të fundit është Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që dënoi sulmin terrorist në kryeqytetin turk.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV vazhdojnë të “rrjepën” nga përmbaruesit

    Lajmi i rradhës

    26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë