Pandeli Majko: Qëllimi i reformës në drejtësi është prishja e statusquosë së korrupsionit dhe pastrimit të parave

    Deputeti socialist Pandeli Majko ka treguar në Kuvend një histori nga fëmijëria për të hequr paralele me sfidën ku ndodhet sot drejtësia e re.

    Majko u kthye pas në kohë kur i ati ishte transferuar në Kuçovë duke treguar një episod me kushërinjtë dhe nënën e tij.

    Ai deklaroi se qëllimi i reformës në drejtësi është prishja e statusquosë së korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    “Në fëmijërinë time kur im atë u transferua në Kuçovë, vizitoheshim rregullisht nga kushërinjtë e mi. Më trishtonte pakënaqësia e vizitorëve për erën e gazit në qytet për shkak të puseve të naftës.

    Kur njëri nga kushërinjtë e mi më tha se kur këtu mban era nevojtore, u ndjeva shumë keq, vrapova te nëna ime dhe me lot në sy bërtisja se si guxonin të na fyenin kështu. Sot kjo histori më kujton familjarizmin e drejtësisë me statusquonë e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Prishja e saj ka qenë qëllimi i reformës në drejtësi. Duhet të ndajmë reformën në drejtësi nga influenca e të mësuarit me erën e krimit. Ndihet rreziku që sistemin e drejtësisë ta vrasë pavarësia dhe asistenca e perëndimit i ofroi”, tha ai.

    PRANGAT POLITIKES

    Pandeli Majko tha më tej se ka ardhur koha që prangat të tringëlloj në dyert e politikës.

    “Ecuria e reformës nuk ka të bëjë vetëm me njerëz që burgos, por me ata që u jep drejtësi. Sot Shqipëria e vitit 2022 ka mbledhur mjaftueshëm probleme. Aktualisht Drejtësia krahas krimit dhe korrupsionit ka edhe një kundërshtar tjetër: populizmi dhe qëllimi i pashpallur i tij për çmontimin e shtetit ligjor. Populizmi di ta përdorë të vërtetën për të gënjyer. Vendosja e drejtësisë në Shqipëri është përballur me përfaqësuesit e politikës populiste. Sot institucionet e drejtësisë kanë nevojë për përkrahje pasi vendosja e drejtësisë është revolucioni i kohës sonë. Nëse ai nuk ndodh do të trokasë rebelizmi i populizmit dhe sistemi do të bjerë. Uroj të ndodhë e duhura”, tha Majko.

    Sipas tij “bërja e gjësë së duhur jo gjithmonë të bën të ndihesh mirë. Prangat duhet të tringëllojnë në dyert e politikës dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar. Shpresoj që kjo periudhë e sistemit të drejtësisë të mos mbajë emrin e maçokut Pipo”. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Për të filluar negociatat nevojitet ndryshim i Kushtetutës

    Lajmi i rradhës

    Humbja e kujtesës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë