Pandov: as njeriu e as qeni nuk mbijeton në burgun e Shutkës

    As qeni dhe as njeriu nuk do të mbijetonte në repartin e paraburgimit në burgut të Shkupit në Shuto Orizarë. Këtë përshtypje e fitoi u.d drejtori i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, pas vizitës së djeshme për herë të parë në paraburgim në Shutkë.

    “Për herë të parë hyra në pjesën e paraburgimit të burgut. Nëse lidhni një qen aty, mendoj se në një periudhë të shkurtër kohe do ta lërë shëndeti, truri dhe gjithçka. Aty ka qeli që janë nën çdo dinjitet njerëzor. Nuk e kam parë as në film atë që pash në qeli të caktuara ku kam hyrë, është nën çdo dinjitet njerëzor. Është turp që si shtet e kemi lejuar këtë, është e tmerrshme. Nëse fusin aty, një njeri normal të shëndoshë, do të dorëzohet për një periudhë të shkurtër kohe. Gjithçka që më kanë thënë, fatkeqësisht në periudhën e kaluar ne nga VMRO-ja kemi pasur shumë të dënuar politikë që kanë kaluar muaj apo vite në ato qeli. Është e turpshme për ne si shtet dhe BDI dhe LSDM duhet të kenë turp që lejojnë njerëzit të kalojnë nëpër këtë”, tha Pandov.

    Duke komentuar kushtet në burgje, u.d drejtori i Drejtorisë tha se nuk është për t’u habitur që edhe një gjykatës e ka pranuar fajësinë dhe është pajtuar, vetëm për të qëndruar në burg më pak, duke aluduar në rastin aktual me gjyqtarin suprem Nake Georgiev.

    Pandov thotë se në të gjithë vendin ka burgje që janë në gjendje të mirë, ku askush nuk është dënuar të arratiset, por, konkretisht për “Shutkën”, thotë se është investuar shumë pak, madje ka edhe pjesë që janë jo plotësisht të rrethuara.

    “Ose, thjesht, nuk ka rrethojë ose rrethija është një metër – një metër e gjysmë e ulët, vetëm një person që nuk dëshiron të dalë jashtë nuk do të dalë prej tij. Nëse dikush ka ndërmend të arratiset prej andej, mund të ikë. Ne ende po merremi me këtë në përditshmëri, ta rrethojmë sa më shpejt me tel sa më të lartë dhe ta mbulojmë me kamera”, tha ai.

    Kushtet e këqija janë vetëm një nga problemet në burgjet e vendit, thotë Pandov. Për të problem është edhe punësimi, pasi në të gjithë burgjet mungojnë 200 deri në 300 policë të burgjeve.

    Për arratisjet, ai sqaroi se nuk janë arratisje klasike, por janë të burgosur që kanë komoditete të caktuara, por pasi shfrytëzojnë p.sh. fundjavat e lira ose orët e pushimit, ose nuk kthehen në orar ose nuk paraqiten fare.

    Për 23 arratisjet nga burgu në Strumicë, Pandov ka theksuar se ata persona nuk janë regjistruar me kohë. 18 janë në arrati që nga viti 2020, dhe disa prej tyre në 2024.

    Lajmi Paraprak

    Sa kafe duhet të pijnë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë

    Lajmi i rradhës

    Ushqimi i përditshëm që rrit dhjamin e barkut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë