PAPUNËSIA DO TË GODASË MË RËNDË MAQEDONINË!

    Rimëkëmbja e pritshme pas krizës pandemike nuk do të ndodhë as këtë vit. Organizata Botërore e Punës ka paralajmëruar se shtrëngimet financiare në botë, sidomos në shtetet në zhvillim, do të përkeqësojnë edhe më tej shkallën e punësimit. Mes tyre janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor që pritet të goditen edhe më rëndë, pasi shkalla e papunësisë në këto shtete është mbi mesataren e Evropës. Trazirat ekonomike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe nga ndikimi i politikave rigoroze monetare të konsumit pritet të ndikojnë ndjeshëm në uljen e punësimit, thuhet në raportin e OBP. Sidomos me uljen e investimeve nga brenda dhe jashtë gjë që do t’i japë një tjetër goditje rimëkëmbjes ekonomike dhe trendit të punësimit, parashikohet në raport.

    Një situatë e ngjashme pritet edhe në Ballkanin Perëndimor, ku shumë kompani tashmë kanë filluar shkurtimet nga punësimet aktuale ose të planifikuara. Maqedonia e Veriut, duke iu referuar të dhënave zyrtare të tremujorit të dytë të vitit, në Maqedoninë e Veriut numërohen rreth 120 mijë persona të moshës për punë që nuk kanë një vend pune. Shkalla zyrtare e papunësisë është 14.5 për qind, ndërsa thuajse 2/3 e të papunëve janë meshkuj.

    Vendi renditet relativisht në mes të listës së vendeve të tjera të rajonit, ku rekordet e papunësisë janë të larta në vende si Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina. Kosova ka një shkallë relativisht të lartë të papunësisë, me 17.7% të popullsisë aktive të papunë. Gjithsej 89.171 persona të kësaj kategorie janë të papunë në Kosovë, ndërsa pjesën më të madhe e përbëjnë meshkujt, rreth 55 mijë të papunë. Serbia ka raportuar papunësinë më të ulët nga të gjitha shtetet e rajonit, ku sipas Statistikave zyrtare shkalla e papunësisë në vend është 8.9%. Me rreth j 288 mijë të papunë, ku gratë përbëjnë shumicën e popullsisë së papunë në Serbi.

    Shkalla e papunësisë në Shqipëri është po ashtu më e ulët sesa Maqedonia, mbi 11%. Në Shqipëri të rinjtë e moshës 15-29 vjeç janë grupi më i përfaqësuar në kategorinë e të papunëve, ndërsa gratë përbëjnë shumicën nga numri i përgjithshëm i personave pa punë aktive.

    Gjatë dy viteve të fundit, krizat e njëpasnjëshme shëndetësore, ekonomike e në fund ato politike e kanë goditur vazhdimisht stabilitetin ekonomik në Ballkan. Si rezultat shumë ndërmarrje të vogla u mbyllën, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz humbën vendin e punës. Kriza më e fundit u ndikua nga lufta në Ukrainë, duke shkaktuar krizë energjetike dhe inflacion në gjithë Evropën, përfshirë edhe Ballkanin. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Rrymën e paguajmë sa hungarezët, ndërsa kemi me paga dyfish më të vogla

    Lajmi i rradhës

    Jolevski: Abazit duhet t’i jepet hapësirë, le të dëshmohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë