Paraburgim 48 orë për tre të akuzuarit për vrasjen që ndodhi dje në Debresh të Gostivarit

    Prokuroria Themelore Publike në Maqedoninë e Veriut ka caktuar 48 orë paraburgim për tre personat e përfshirë në vrasjen që ndodhi dje në Debresh të Gostivarit.

    “Në lidhje me vrasjen e djeshme në Gostivar, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar për tre personat e arrestuar ka propozuar deri te gjykata përkatëse përcaktimin e masave të paraburgimit në afat prej 48 orëve”, raportoi Prokuroria.

    Ata paralajmëruan publikimin e të dhënave pas procedurave hetimore, ndërsa vlerësuan se motiv për vrasje ka ardhur pas një konflikti dhe mosmarrëveshje ndërmjet palëve.

    Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut më 23 korrik ka arrestuar tre persona, duke e konfiskuar edhe një armë.

    Në lidhje me këtë vrasje u arrestua 28 vjeçari B.V., 31 vjeçari J.V. dhe 32 vjeçari L.V. Ata ndodheshin në automjetin “Volvo” me targa të Zvicrës.

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e parkingjeve në Kërçovë, problem i përvitshëm – shqetësohen edhe mërgimtarët

    Lajmi i rradhës

    Policia ka ndaluar 10 vetura në Tetovë – prishën qetësinë publike me “drift”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë