RASTI “ALFA” | Islami: Kujt po i pengon pafajësia ime!

    Vendimet e fundit të gjyqësorit kanë përgjysmuar besimin e qytetarëve nga 8% në 4%. Gjykatat Penale, të Apelit dhe ajo Supreme, kanë vërtetuar disa herë se dinë të marrin vendime në dëm të qytetarëve të thjeshtë, ndërkohë që kur bëhet fjalë për ligjin kundër të fuqishmëve, shteti i së drejtës gjen boshllëqe ligjore për t’i çliruar. Bedri Ajdari, kreu i këshillit organizativ të protestave për çështjen “Monstra”, i pyetur për një dokument me analiza të ADN-së, që autoritet tona e kanë dërguar në Kosovë, Ajdari tha se ekstradimi i Afrim Ismailoviqit ëshët kërkuar me ADN të rrejshme.

    “Është e vërtetë, ekspertiza e Kosovës ka thënë se ADN-ja e cila i përket njërit të akuzuarve që kërkohet, në Kosovë janë dy. Për njërin kanë thënë se ka ADN, për tjetrin nuk ka. Edhe pse kërkohet që një person grua dhe një person tjetër janë gjetur gjurmë për të analizuar ADN, mirëpo nuk rezultojnë se janë të Agim Islamoviqit”, tha Bedri Ajdari.

    Dauti: Leje për superekspertizën na dha Zaevi dhe Grubi

    Ish i arrestuari për rastin “Alfa”, Ramiz Dauti tha se superekpertizën nuk e kanë bërë “krye në veti”, por kanë marë leje nga udhëheqësit e shtetit.

    “Duke marë parasysh që Maqedonia nuk posedon as mjete, as byro të ekspertizës të këtij lloji, që deri tash nuk ka pasë në këtë periudhë 30 vjeçare, na është leju nga ish kryeministri Zaev dhe zv/kryeministri Grubi. Pra ne nuk e kemi bërë vetëvetiu, pa mare dritë jeshile nga njerëz kompetent të shtetit”, tha Ramiz Dauti.

    Islami: Unë nuk e di kujt po i pengon pafajësia ime

    Pavarësisht dëshmive të reja dhe premtimit të politikanëve që dëshmojnë pafajësinë time, unë tash e 15 vite vazhdojë të qëndroj në burg, kështu u shpreh në Alsat M, Agim Islami, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

    “Me gojën e vet e kanë dëshmu se unë jam i pafajshëm dhe se nuk duhet të gjendem në burg. Unë 15 vite gjendem në burg, nuk e di kujt i pengon pafajësia ime. Premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë, pse nuk i marin parasyshë dëshmitë e reja, pse unë vazhdojë të qëndrojë në burg? Kur krejt popullata e di që unë jam i pafajshëm edhe politikanët e pohojnë me gojën e vet  në media të ndryshme se unë jam i pafajshëm. Të gjithë politikanët si në pozitë si në opozitë. Unë nuk e di pse nuk marin masa. A hiç nuk ju vjen inati që ato çka janë fajtorë, gjyqi i liron, ndërsa ato të pafajshmit si puna ime qëndrojnë në burg?! Personalisht për veten time, ne kemi dëshmi të reja pë rastin tim dhe vazhdojë të jem në burg”, tha Agim Islami i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023

    Lajmi i rradhës

    FIFA: Do të merren masa për rastin e Nusret Gokçe që u fut në fushë në finalen e kampionatit “Katar2022”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë