Paraburgim për dy policë të Qaf Thanës, kjo është arsyeja

    Prokuroria Themelore Publike për Luftë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me institucionet e hetimit parashtroi kallëzim penal kundër A.V dhe N.S, të punësuar në Stacionin Policor “Qaf Thanë”.

    Sipas prokurorisë, i pandehuri i parë dyshohet për ryshfet, ndërsa i pandehuri i dytë ka kryer veprën penale “punë me pakujdesi”.

    “Më 13.05.2023 në vendkalimin kufitar Qaf Thanë, nga shoferi i cili drejtonte autobusin me targa malazeze, për të cilin nuk ka pasur karton të gjelbër të vlefshëm, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet prej 70 eurove, ndërsa i dyti ka lëshuar automjetin pa karton të gjelbër dhe i ka mundësuar hyrje në RMV”, thuhet në raportin policor.

    Policët janë arrestuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Nuk kemi vendosur akoma nëse do të ketë targa të reja apo ngjitëse “NMK”

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski nuk e amniston ish-prokuroren Katica Janeva

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë