Paraburgim për shtetasin e Maqedonisë që u arrestuan në Kosovë

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar sot se ka shqiptuar 40 ditë paraburgim një shtetasi të Maqedonisë, i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut.

    Sipas njoftimit të gjykatës në Ferizaj, kundër personit të identifikuar me iniciale B.K, është lëshuar fletarrest nga Interpoli, me dyshimin se është autor i veprave penale “përgatitje e akteve terroriste dhe grabitje”.

    “Ndaj të pandehurit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë nga 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 nga shteti i Maqedonisë së Veriut. I akuzuari B.K. dyshohet se ka kryer vepra penale në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe më 05.03.2024 është ndaluar dhe arrestuar nga Njësiti për intervenime të shpejta dhe Njësiti për luftimin e narkotikëve në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

    Në të thuhet se palët janë njoftuar se ankimi ndaj këtij vendimi nuk e vonon ekzekutimin e tij.

    Nga MPB-ja e Maqedonisë njoftojnë për MIA se për arrestimin janë njoftuar nga kolegët e tyre kosovarë.

    Mediat në vend raportojnë se personat arrestuar në Ferizaj janë Agim Krasniqi, vëllai i tij Besim Krasniqi, Sehat Ramadani dhe Fadil Toci. Ndaj tyre janë lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga policia e RMV-së. Agim Krasniqi është në arrati që nga shkurti i vitit 2020, kur nuk u kthye në burgun e Shtipit pas një fundjave të lirë. Për vuajtjen e dënimit me burg kanë mbetur edhe 3 vite e 3 muaj.

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë e sigurimeve duhet të vendosin nëse do t’u kthejnë paratë qytetarëve që paguan sigurime më të shtrenjta

    Lajmi i rradhës

    Ditët e fundit të fushatës, partitë vazhdojnë me premtimet për jetë më të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë