Kompanitë e sigurimeve duhet të vendosin nëse do t’u kthejnë paratë qytetarëve që paguan sigurime më të shtrenjta

    Sipas të dhënave, rreth 10 mijë qytetarë janë regjistruar në ditët kur kompanitë e sigurimeve kanë rritur çmimin e policës së sigurimit me 15%.

    Nën presionin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Financave, çmimi i vjetër u kthye, por pyetja mbetet nëse qytetarët që paguanin regjistrimin më shtrenjtë do të kompensohen nga kompanitë e sigurimit për shkak të policës.

    Propozimi për kthimin e çmimeve të vjetra shkoi në Qeveri, pritet botimi i tij në “Fletoren Zyrtare”. Ndaj kësaj kanë reaguar ashpër kompanitë e biznesit të sigurimeve, me mesazhin se vendimi është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin financiar të sektorit.

    Ata pretendojnë se e kanë marrë vendimin për një çmim më të lartë të policës, sepse ka më shumë se 10 vjet që nuk ka ndryshuar, ndërkohë që kostot e tyre janë rritur. Por analiza e ASM-së (Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve) tregoi se rritja e çmimit ishte e pabazuar.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski si Gruevski, kërkon të fitojë 61 deputetë për të bërë qeveri pa shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Paraburgim për shtetasin e Maqedonisë që u arrestuan në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë