Paralajmërohen çmime të larta nga hotelet dhe kompanitë e Strugës

    Liqeni i Strugës / Fotografia: Nistori

    Hotelet dhe kompanitë e Strugës paralajmërojnë shtrenjtimin e çmimeve për prenotimet dhe shërbimet e tjera, për shkak të rritjes dramatike të çmimit të ujit. Që nga fillimi i vitit, ajo për kompanitë ka qenë më e shtrenjtë për 57 për qind, ndërsa çmimi për pranimin dhe heqjen e ujit fekal është rritur deri në 90 për qind.

    Nga Shoqata Hotelierike e Maqedonisë, paralajmërojnë se do t’i dërgojë kërkesë komunës për rregullim të menjëhershëm të çmimeve. Ata thonë se tashmë është në proces nënshkrimi i marrëveshjeve për sezonin 2024 në fushën e turizmit.

    “Marrëveshjet për 50% të hoteleve janë nënshkruar tashmë. Në çmime, nuk mund të parashikojmë kurrë shtrenjtim të tillë nga 50 në 90%. Ne mund të llogarisim çdo shtrenjtim me një maksimum prej 20%”, tha Kërste Blazheski-kryetar i HOTAM-it.

    Në të njëjtën kohë, çmimi i ujit për amvisëritë u rrit për 35 për qind, dhe për heqjen e ujit fekal 80%. Partitë opozitare në Strugë gjithashtu reaguan ndaj rritjes së çmimeve.

    “Një nga arsyet është shitja e ndërtesës tek NP Ujësjellësi, e cila tani është e detyruar të paguajë qira të mëdha për ambientet e biznesit me qira, sepse nuk ka selinë e saj”, tha Alen Dereban-VMRO DPMNE, Strugë.

    Aleanca për Shqiptarët, reagon se Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe kanalizimi, Strugë ka borxhe prej rreth 3 milion euro. Drejtori Dashmir Nasufi, thotë se çmimi i ri vendoset nga Komisioni Rregullator në bazë të të dhënave që i janë dhënë. Pushteti lokal në Strugë në prill të vitit 2023, gjithashtu rriti çmimin për shërbimet me 20%. Në një periudhë prej vetëm një viti, kjo ishte rritja e dytë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV vdesin nga 10 njerëz në ditë nga kanceri

    Lajmi i rradhës

    Taravari: ndryshimi i madh ka filluar, nuk ka asgjë që e ndalon forcën e popullit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë