Paralajmëron Marine Le Pen: ekzistenca e Francës është në rrezik

    Marine Le Pen i është drejtuar turmave në Paris, për të vënë në shënjestër sistemin gjyqësor që e dënoi.

    Ajo përsëriti pretendimet e saj të mëparshme: “Ky nuk është një vendim i drejtësisë – ky është një vendim politik”, shkruan skynews.

    Bëhet e ditur se Le Pen i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të saj dënimit të sistemit gjyqësor.

    “Një falënderim i madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen… ju jeni të mrekullueshëm”, tha Le Pen.

    “Nuk di të dorëzohem.Ne jemi të përkushtuar ndaj luftës”, vazhdoi ajo.

    Krahas kësaj, ajo pretendoi se “vetë ekzistenca e Francës është në rrezik”.

    Ndryshe, Le Pen i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet.

    Ajo u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së. Gjithashtu, u dënua me katër vjet burg, dy vjet me kusht.

    Lajmi Paraprak

    Paradoksi i tregut të patundshmërive në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Sa gjatë mund të rezistojë njeriu pa pirë ujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë