Paratë e Berlinit, sa do të fitojë Maqedonia e Veriut?

    Kur kancelarja gjermane, Angela Merkel ndërmori nismën e ‘Procesit të Berlinit’ në 2014-n objektivi ishte rritja e bashkëpunimit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes ‘biskotës’.

    ‘Biskota’ ishin fondet e bollshme të premtuara nga Bashkimi Europian, donatorë dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë të tregjeve financiare, që do të përmirësonin infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetikë në rajon.

    Shteteve të Ballkanit, përfshirë këtu Shqipërinë iu kërkua hartimi i projekteve dhe aplikimi për qasje në këto fonde. Në samitin e Parisit në vitin 2016-të, projektet nga Serbia, Shqipëria dhe Kosova përfituan 600 mln euro investime. 100 mln ishin grante nga BE dhe pjesa tjetër kredi. Mes projekteve fituese ishte edhe ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.

    Në samitin e Triestes, Shqipëria dhe Kosova nuk dorëzuan asnjë projekt, ndërsa Bosnja ishte përfituesja më e madhe me projektet infrastrukturore dhe energjetike.

    Pandemia, kriza e çmimeve, zgjedhjet në Gjermani e largimi i Merkel dhe më pas lufta në Ukrainë zbehën vëmendjen e Berlinit dhe të BE-së në këtë nismë. Ndërkohë, një bilanc për financimet e shpërndara për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të kësaj nisme tregon që Shqipëria është e fundit në rajon përsa i përket shumës së përfituar në raport me popullsinë.

    Të dhënat e Udhërrëfyesit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor tregojnë se në fund të 2020-s, Shqipëria ka tërhequr 527 mln euro mbështetje financiare për gjashtë projekte infrastrukturore.

    Nga kjo ndihmë, 120 milionë janë grante dhe pjesa tjetër kredi e favorshme. Listën e kryeson Bosnja me 1.5 miliardë euro, ndjekur nga Serbia me 900 milionë euro, Maqedonia e Veriut 650 mln euro, Mali i Zi me 564 mln euro dhe Kosova me 524 mln euro.

    Lajmi Paraprak

    Me gjasë partitë shqiptare do t’i përgjigjen vetëm ftesës së Kovaçevskit dhe jo të Besës

    Lajmi i rradhës

    PESË VJET “SHTO DHE SHKURTO”! Hartimi i projektligjit për kulturë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë