Parlamenti rus miraton ligjin e ri, mundësohet konfiskimi i pasurisë se atyre që janë kundër luftës në Ukrainë

    Dhoma e Ulët e parlamentit rus ka dhënë miratimin përfundimtar për një ligj të ri që do t’i lejojë autoritetet të konfiskojnë pasuritë e njerëzve të dënuar për përhapjen e qëllimshme të lajmeve të ‘rreme’ rreth ushtrisë.

    Duma ruse miratoi ligjin në leximin e tretë dhe të fundit, njoftoi kryetari i dhomës së ulët Vyacheslav Volodin në kanalin e tij zyrtar Telegram.

    Masa do të zbatohet gjithashtu për ata që shpallen fajtorë për “diskreditimin” e forcave të armatosura, ata që bëjnë thirrje për sanksione kundër Rusisë dhe ata që shpallen fajtorë për inkurajimin e aktivitetit ekstremist.

    Ligji i ri, i cili ende nuk është miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit dhe presidenti Vladimir Putin, do të lejojë gjithashtu shtetin të konfiskojë asetet e rusëve që janë larguar nga vendi dhe kanë kritikuar luftën në Ukrainë, dhe të vazhdojnë të mbështeten në të ardhurat duke dhënë me qira shtëpitë ose apartamentet e tyre në Rusi.

    Kjo është një prej disa metodave të shumta që Putini i aplikon kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ai dhe që marrin guximin ta kundërshtojnë.

    Lajmi Paraprak

    Çmimet individuale e shtyjnë Haalandin të transferohet te Real Madridi

    Lajmi i rradhës

    Glaukoma arsyeja e dytë kryesore e dëmtimit të shikimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë